Kreu i kishës katolike arriti në Tel Aviv me helikopter ushtarak të Jordanisë, por nga qyteti palestinez Betlehem.
"Ftoj të gjithë njerëzit përgjegjës që të japin gjithçka nga vetja që të tentojnë të arrijnë zgjidhje paqësore. Gjithnjë duhet synuar dialogun, pajtimit dhe paqes. Rrugë tjetër thjesht nuk ka", - tha Ati i shenjtë në Tel Aviv. Papa gjatë kësaj vizite ka ftuar kryetarin palestinez, Mahmud Abas dhe atë izraelit, Shimon Peres, që ta vizitojnë në Vatikan dhe të bisedojnë për paqen.
‘’New York Times’’, raporton se, kreu palestinez do t’i përgjigjet ftesës së Papa Françeskut, po ashtu edhe presidenti Shimon Peres. Roli i presidentit të Izraelit është kryesisht i natyrës ceremoniale, por Peres është personalitet me reputacion të madh dhe përgjigja e tij ndaj ftesës së papës konsiderohet gjest i madh paqësor.