Një ditë para finales së Kupës së Italisë, Papa Françesku priti në një takim futbollistët e Milanit dhe të Juventusit.
"Jini kampionë në sport, por mbi të gjitha kampionë në jetë",-ishte mesazhi që kreu i Vatikanit pati për futbollistët.
Milani dhe Juventusi do të përballen mbrëmjen e së shtunës në finalen e Kupës së Italisë në "Olimpiko" të Romës.
Bardhezinjtë kërkojnë një tjetër trofe pas shpalljes kampion në Serinë A pak javë më parë, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë në fitoren e një titulli që mund t'i jepte kuptim sezonit, pas rezultateve të dobëta në kampionat.
Gjithashtu, futbollistët i dhuruan Papës edhe fanellat e dy skuadrave finaliste.