Papa urim edhe ne gjuhen shqipe

Papa, urim edhe në gjuhën shqipe
Papa Benedikti XVI ka ftuar vendet e pasura t'i pranojnë migrantët dhe t'u dëshirojnë atyre mirëseardhje, sepse ata po ikin nga varfëria dhe jotoleranca në vendet e tyre.

Papa Benedikti XVI, në mesazhin tradicional "urbi et orbi", ka përkujtuar se "Kisha ka dëshmuar solidaritet me të varfrit dhe viktimat e katastrofave natyrore".

Ai ka vënë në pah "krizën morale" dhe ka thënë se ajo është më e rëndë se kriza globale financiare.

Papa Benedikti XVI ka uruar Krishtlindjet në 65 gjuhë botërore, përfshirë edhe gjuhën shqipe.


Krishtlindjet ne Kosove

Mbretërimi i paqes, tolerancës, solidaritetit dhe dashurisë ndërnjerëzore ishte porosia e dërguar nga kisha katolike "Shën Ndou" në Prishtinë, ku u mbajt mesha e shenjtë e Krishtlindjeve, për të shënuar këtë festë të besimtarëve katolikë.

Meshën e udhëhoqi ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i cili foli për rëndësinë e kësaj feste dhe, njëkohësisht, u lut për të gjithë ata, të cilët, siç tha ai, janë lënë anash kujdesit njerëzor dhe vuajnë në këtë botë.

"Lutem për të gjithë ata, të cilët janë në trishtim, nën trysninë e varfërisë dhe të moskujdesit njerëzor, për të gjithë ata të moshuar që janë të detyruar të ballafaqohen me vështirësitë e jetës, të sëmundjeve dhe të pleqërisë, në vetmi, pa dashurinë e fëmijëve të tyre".

"Zoti qoftë mbështetje, ngushëllim dhe shpresë për të gjithë njerëzit, që në çdo mënyrë vuajnë në këtë botë", tha ai.

Pas meshës së shenjtë, imzot Dodë Gjergji i tha Radios Evropa e Lirë se, me rastin e festës së Krishtlindjeve, Kosova i dërgon botës mesazhe paqeje.

Nga Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama