Papunësia në rritje e të diplomuarve të rinj ka theksuar nevojat e tregut të punës që kanë të bëjnë me reformat e arsimit të lartë.
Papunësia nuk shkaktohet nga arsimi
Tri argumente përdoren për të shpjeguar nevojën për reforma. Një thotë që ka një mospërputhje mes aftësive që merren në shkollë dhe kërkesave të tregut të punës. Një tjetër thotë që ka një mbiofertë të studentëve në disa fusha. Të tjerë, thjesht thonë se shifrat e papunësisë janë një arsye e mjaftueshme për të reformuar sistemin arsimor.
Një ekzaminim i përgjithshëm i faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë ose të jenë shkaku i këtyre problemeve, mungon. Shkaqet bazë të papunësisë së të diplomuarve kanë nevojë të investigohen më tej dhe të kuptohen, sa kohë ato shtrihen përtej përmbajtjes dhe cilësisë së arsimit. Disa tema i janë bashkuar debatit për papunësinë e të diplomuarve. Ato përfshijnë kërkesat e punëdhënësve që duan përvoja të mëparshme pune në sektorin e tyre nga studentët dhe fakti që të diplomuarve shpesh u ofrohen kontrata afatshkurtra, paguhen më pak dhe pushohen më lehtë.
Një varg arsyesh ndikojnë te një problem që është shpesh struktural, përfshirë politikat e taksimit, mungesa e nxitjeve të punëdhënësve dhe performanca e dobët ekonomike.
Iniciativa për të përmirësuar punësimin
Arsimi nuk duhet të përdoret si dash kurbani për të rregulluar problemin e papunësisë së të diplomuarve: barrierat duhet të njihen, të identifikohen dhe të gjitha grupet e interesit duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Shumë iniciativa janë ndërmarrë në nivele lokale dhe kombëtare të Europës që synojnë nxitjen e punësimit të të diplomuarve.
Ato variojnë nga komunikimi i fundit nga Komisioni Europian, i quajtur Rethinking Education (Duke rimenduar arsimin) te reforma kombëtare që synojnë përfshirjen e papunësisë të të diplomuarve si faktor në vendimet që ndikojnë financimin e arsimit të lartë deri te zhvillimi i qendrave të karrierës brenda universiteteve.
Ka një vullnet për të bërë diçka, por duhet të pyesim…nga kush?
Si shembull, prezantimi i inovacionit dhe studimeve të sipërmarrjeve për të zhvilluar punësimin e të rinjve është bërë pjesa hyrëse e pothuaj gjithë diskutimeve. Megjithatë, vetëm kjo nuk do sillte ndryshimin nëse tregu i punës dhe mjedisi social nuk do ishin të gatshëm të krijonin masat e nevojshme që studentët të përfitonin nga këto aftësi.
Janë personat që presin të jenë sipërmarrës, gati për këtë? Sipërmarrja, a është tërheqëse për të diplomuarit? Ka vlerë njëlloj për të gjitha fushat e studimeve?
Ky shembull tregon se ka një boshllëk në diskutimin kuptimor që identifikon shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të papunësisë së të diplomuarve dhe që përfshin gjithë faktorët.
Është e dukshme që aftësitë që duhen në tregun e punës shkojnë përtej këtyre shembujve dhe gjithashtu fitohen jashtë arsimit formal. Ato përfshijnë aftësi transversive që vlerësohen shumë nga punëdhënësit si komunikimi, talenti për të punuar me projekte dhe në skuadra, aftësi analitike dhe kompetenca ndërkulturore. Të zhvendosesh nga një perspektivë mendjengushtë mbi aftësitë e nevojshme dhe që arsimi jep një nivel të caktuar ekspertize, është thelbësore në çuarjen përpara të diskutimit mbi reformat në arsimin e lartë dhe si duhet zhvilluar kurrikula.
Katër shtete në studim
Unioni Studentor Europian është aktualisht i angazhuar në kërkimin dhe studime pikërisht mbi këtë çështje. Që nga 2011, ESU ka një projekt mbi Avancimin e Studentëve në Punësimin e të Diplomuarve ose SAGE.
Qëllimet e tij janë të hetojë impaktin e politikave europiane në reformat e arsimit të lartë, për të eksploruar temën e papunësisë nga perspektiva e arsimit që u shërben disa qëllimeve, të mbledhë shembuj të praktikave të mira që promovojnë rritjen e punësimit dhe të arrijë në një përfundim që përkufizon çështjen nga këndvështrimi i një studenti.
Në studimin SAGE janë përfshirë katër shtete: Danimarka, Finlanda, Hungaria dhe Spanja. SAGE do publikojë raste studimi bazuar në këto katër shtetet që eksplorojnë politikat kombëtare, gjithashtu do përfshihet në dialog me grupet e interesit të arsimit të lartë për të diskutuar situatën aktuale.
Rëndom, sistemi i arsimit përgatit të rinj për tregun e punës duke iu dhënë atyre aftësitë që i aftësojnë të hyjnë në treg dhe të përshtaten me jetën e punës. Në vend që të kufizojmë lirinë akademike ose zgjedhjen e degës së studimeve, ne duhet të pyesim nëse cilësia e arsimit është e mirë, mjaftueshëm për të përgatitur të diplomuar për të ardhmen.
* Taina Moisander është zëvendëspresidente e Unionit Studentor Europian.
Box
Problemi gjithkund quhet papunësi
Vitin e kaluar Parlamenti Europian Rinor i Shqipërisë zhvilloi një nga takimet me të rinjtë europianë, ku u diskutuan shumë tema që shqetësojnë të rinjtë sot. Presidenti i këtij Forumi, portugezi Tiago Correia Machado, i pyetur për problemin që shqetëson më shumë të rinjtë në Europë sot, tha: “Papunësia. Mjaft shtete në BE e kanë papunësinë në nivele shumë të larta. Shikoni Spanjën. Kjo është shumë e rrezikshme për zhvillimin e një vendi: të rinj që janë gati për të hyrë në forcën e punës dhe nuk mund të gjejnë punë. Jo vetëm nuk ke produktin që do kishe, jo vetëm që ke vështirësi për të krijuar fonde për pensionin e të moshuarve, por duhet të shtrëngosh këta të moshuar që jo vetëm të mbajnë veten, por dhe fëmijët e tyre, të rinjtë, që nuk kanë gjetur punë. Është një ngatërresë e madhe e gjërave. Ne shpresojmë që kjo do zgjidhet, përpiqemi të japim kontributin tonë me ide për ta zgjidhur”.