Papunesia ne eurozone arrin ne 12

Papunesia ne eurozone arrin ne 12 %
Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostati tha sot se niveli i papunësisë është i njëjtë për janarin dhe shkurtin. Sipas tij, më shumë se 19 milionë njerëz janë të papunë në eurozonë. Në një anketë tjetër ritmi i prodhimit vazhdon të bjerë në Evropë, me humbje të vendeve të punës në këtë sektor për 14 muaj me radhë.

Raporti i fundit vazhdon të tregojë një hendek të gjerë në nivelin e papunësisë mes vende të ndryshme të eurozonës.  Në Spanjë dhe Greqi më shumë se 25 për qind e forcës punëtore janë të papunë. Ndërkohë në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, papunësia është në nivelin 5,4 për qind.

Eurozona vazhdon përpjekjet e rimëkëmbjes nga kriza tre vjeçare e borxheve qeveritare. Vetëm javën e kaluar, vendet e eurozonës, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja miratuan 13 miliardë dollarë ndihma për Qipron, vendi i pestë që ka nevojë për ndihma shpëtimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama