Paraja nuk blen lumturi por lumturia sjell para

Paraja nuk blen lumturi, por lumturia sjell para

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare.

Një studim i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.

Ndërsa studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adoleshentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.

Të dhënat vijnë nga një studim afat-gjatë mes më shumë se 10.000 adoleshentëve amerikane në moshat 16, 18 dhe 22 vjeç si dhe nga krahasimi me të ardhurat e tyre vjetore në moshën 29 vjeç. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre, botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregojnë se krijimi i mjediseve emocionalisht të shëndetshëm në shtëpi është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se lumturia është një objektiv universal, por edhe sepse ajo sjell përfitime ekonomike për individët dhe shoqërinë si një e tërë.



http://astritlulushi.wordpress.com/2012/11/21/paraja-nuk-blen-lumturi-por-lumturia-sjell-para/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama