Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan. Femrat që nuk pinin duhan kishin shanse më të mira për të jetuar më gjatë, ndërkohë që meshkujt që pinin duhan kishin gjasa të vdisnin parakohe..
Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan. Ndersa femrat që nuk pinin duhan kishin shanse më të mira për të jetuar më gjatë, ndërkohë që meshkujt që pinin duhan kishin gjasa të vdisnin parakohe.
Pasojat negative të duhanit janë të dokumentuara e të njohura mirë - ata që pijnë duhan preken shpesh nga sëmundje të zemrës, shumë lloje kanceresh dhe rrezikohen të vdesin parakohe.
Por pak studime kanë marrë në shqyrtim lidhjen midis gjendjes ekonomike e shtresës shoqërore dhe duhanit. Në përgjithësi, njerëzit e pasur ose në gjendje të mirë financiare gëzojnë shëndet më të mirë, por studimi i fundit tregon se duhani i pakëson të mirat e që ofron paraja.
Mjekët në Skoci vëzhguan për 28 vjet rreth 15 mijë persona të moshës mesatare. Ata zbuluan se njerëzit e shtresave të larta shoqërore ishin më pak të prirur për të pirë duhan, megjithëse 4 në 10 prej tyre pinin duhan rregullisht.
Gazeta: Shekulli