Sipas kryetarit të bashkisë, Eberhard va nder Laan, “turistët mund të vazhdojnë të vizitojnë 220 kafe të Amsterdamit, edhe pse nuk janë banorë të Holandës”. Bëhet me dije se nga 7 milionë turistë që vizitojnë mesatarisht Amsterdamin çdo vit, rreth 1.5 milionë prej tyre, bëjnë një ndalesë në kafenetë, për të blerë kanabis.
Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në vend në shtator, u vendos që të dalë jashtë përdorimit “karta – kanabis”, e cila filloi të funksiononte më 1 maj në Holandën jugore, ndërsa vitin e ardhshëm do të funksiononte në gjithë vendin. Kjo kartë kishte si qëllim që të kufizonte përdorimin e hashashit në kafene vetëm për vendasit. Por edhe pse kjo kartë teknikisht është në fuqi, përdorimi i saj do të bëhet sipas kritereve që vendosin bashkitë. Kështu, Amsterdami e mori vendimin, “kanabis për të tërë”.