Parakalimi i Aferdites para Diellit

'Parakalimi' i Aferdites para Diellit
Planeti Afërditë kaloi midis Diellit dhe Tokës duke dhënë një shfaqje që nuk do të shihet më brenda 105 viteve të ardhshme. Veriperëndimi i Amerikës, Arktiku dhe lindja e Azisë e panë të gjithë “parakalimin” e Afërditës, ndërsa në Europë (përfshirë Shqipërinë) u prit perëndimi i Diellit për të parë fazën e fundit të “tranzitit”. Momenti më i mirë për të parë këtë fenomen ishte ora 06.55.

Afërdita u duk si një pikë e zezë e vogël duke lëvizur ngadalë rreth diskut diellor për rreth gjashtë orë e gjysmë. Për herë të parë, një parakalim i Afërditës është dokumentuar në vitin 1761 dhe që prej atëherë, diçka e tillë përsëritet mesatarisht një herë në çdo shekull. Afërdita është planeti i dytë në radhë nga Dielli, në sistemin tonë diellor dhe ai pasohet nga Toka.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama