Gratë duan të dinë se pse nuk marrim aq sa duhet paralojë prej partnerëve dhe si t\'i frymëzojnë ata, që t\'u japin sa më shumë paralojë. E vërteta është se gratë marrin pak paralojë prej partnerëve dhe ato nuk dinë çfarë të kërkojnë ekzaktësisht prej tyre. Këtë e tregojnë pyetjet e tyre.
Çfarë është paraloja seksuale?
Është shumë interesante, që kësaj pyetjeje, asnjë grua nuk i përgjigjet në mënyrë të kënaqshme.
Pse nuk është fjala paralojë pjesë e fjalorit të grave?
Seksologët mendojnë se shumë gra janë lesbiane, ose që kanë marrëdhënie substanciale me gra të tjera. Gratë që bëjnë seks me gra të tjera, thonë ata, kanë përgjigje tjetër për pyetjen: Çfarë është seksi?
Për gratë në marrëdhënie lesbiane, seksi nuk fillon e as mbaron me interkursën. Seksi fillon me ndërveprime të vogla si puthjet, flirtimi dhe bisedat.
Kur Presidenti Klinton i tha botës se ai nuk kreu "marrëdhënie seksuale" me Monika Lewinsky-n, por vetëm seks oral, pohoi diçka që nuk është e vërtetë. Tamam kështu, mendojnë edhe shumë të reja sot dhe gjatë gjithë historisë.
Ky keqinterpretim i seksit, ka konsekuenca të rrezikshme. Ne i bëjmë vetes një shërbim të keq, kur e mendojmë seksin vetëm si interkursë vaginale, ose sillemi sikur seksi fillon e mbaron me interkursën.
Duke eksploruar idenë e paralojës seksuale, unë vazhdoj t\'u mësoj dhe të mësoj nga burrat dhe gratë. Këto bashkëbisedime që kam pasur me ta, më kanë provuar se partnerë më të mirë, janë ata burra dhe gra që janë më gjenerozë në shtrat. Ata nuk e kanë mendjen vetëm tek pantallonat dhe tek të mbathurat.
Ata shikojnë një sfond më të gjerë, në një pikturë më të madhe. Ata bëjnë pyetje dhe përdorin gjithçka të mundshme për ta ndihmuar partnerin të jetë seksualisht më i nxehtë.
Pse burrat nuk kuptojnë që paraloja është pjesa më me rëndësi e marrëdhënies seksuale?
Për këtë ka shumë faktorë që i detyrojnë burrat dhe gratë të besojnë se seksi është vetëm interkursë. Për shembull, feja prej kohësh ka predikuar se seksi është vetëm për rikrijim dhe se çdo kënaqësi që merret nga ky akt është mëkat.
Shoqëria jonë është plot mite dhe tabu për seksin, që duan të na mbajnë të gjithëve në errësirë. Varet nga gratë, që t\'u mësojnë dashnorëve të tyre se si t\'i prekin. T\'i inspirojnë ata të lexojnë libra dhe të mësojnë bashkë me ato.
Varet nga gratë që të ofrojnë seks-edukim të kualifikuar, madje, edhe tek fëmijët e tyre. Të gjejnë libra të përshtatshëm për moshën e fëmijëve dhe t\'i lexojnë bashkërisht me ta, ndërkohë që ata po rriten. Libra ka plot, kërkojini ato dhe do t\'i gjeni.
Si ta bëni partnerin që t\'ju puthë pa u jargavitur gjithë trupin? Si ta bëni atë që t\'ju puthë në mënyrën më të sjellshme?
Gruaja duhet ta drejtojë partnerin me mirësjellje dhe ta udhëheqë me shembullin e saj. Herën tjetër, kur partneri fillon të jargoset mbi ty, ndaloje, tamam, përpara se të prekë buzët e tua dhe thuaj: "Unë dëshiroj të të tregoj një mënyrë puthjeje, të cilën e kam ëndërruar" dhe pastaj vendosi buzët mbi buzët e tij. Kërkoji ta bëjë ai mbi të tuat. Bëjeni këtë duke ndjerë kënaqësi.
Është shumë e lehtë t\'i thuash një personi se çfarë nuk duhet të bëjë. Po qe se ai të puth në një mënyrë të pakujdesshme, ose ju prek në mënyrë që ju dhemb, ju duhet t\'i thoni "jo", ose "të lutem mos e bëj këtë". Kjo është e përshtatshme në disa situata, por jo një mënyrë e dobishme për të gjetur atë që ju kërkoni.
Në qoftë se i thoni partnerit vetëm se nuk doni, ai do të dijë vetëm që ju nuk doni. Nuk ka rëndësi çfarë lloj loje seksuale ju bëni, përpiquni të flisni me partnerin në mënyrë pozitive.
Në qoftë se ai përgjigjet ndaj puthjes suaj demonstruese, duke të puthur me mirësjellje, atëherë thuaji: "Më pëlqen kjo, buzët e tua janë të buta. Tani përsërite, por jo me buzë kaq të lagura". Këtë këshillë aplikojeni edhe për veprimet që janë tej puthjes.
Duhet të dini se mënyra se si një burrë puth, sipas studimeve më të fundit, paralajmëron të ardhmen e marrëdhënies. Shumë burra janë flakur, vetëm se nuk kanë ditur të puthin për herën e parë. Çiftet që puthen dhe përkëdhelen çdo ditë, vuajnë tetë herë më pak prej stresit dhe depresionit. Puthuni, më së paku, 11 sekonda çdo ditë.
Ku fillon paraloja?
Tani ju e dini se ku ta filloni. Mendoni për kënaqësinë seksuale që duhet të arrini, përpara se të fillonit penetrimin. Djemtë duhet të dinë se mënyra e lojës seksuale që përfshin dhe pjesëmarrjen seksuale të gruas, e bën atë të ndjejë se është gati të shpërthejë. Kjo është kënaqësi e veçantë që u tërbon dëshirën.
Herën tjetër që do të bëni seks me partnerin tuaj, përpiquni t\'i merrni gjërat ngadalë. Mbajini teshat veshur edhe dhjetë minuta të tjerë. Kur do të zhvisheni, lini një hapësirë tjetër kohore, në të cilën ju të dy do të lozni pa penetrim të asnjë lloji. Lërini duart të udhëtojnë. Puthuni. Qeshni. Ngadalë. Do të shihni se ku do të të çojë ai.
"Ku mbaron paraloja dhe ku fillon seksi?"
Kjo është si historia e "pulës dhe vezës". Ju mund ta tregoni e argumentoni atë në shumë mënyra, që ajo të tingëllojë sa më bukur. Seksi fillon kur ju ndjeni se ai fillon. Dhe kjo ndryshon nga hera në herë. Seksi fillon kur ju kapërceni disa vijëza të "padukshme". Se ku i vizatoni ju këto vijëza, kjo ndryshon nga dita në ditë.
Gazeta: Shekulli