Paraqiten specifikat e para rreth Samsung Galaxy S Pro

Paraqiten specifikat e para rreth Samsung Galaxy S Pro
Ne internet jane paraqitur specifikat preliminare te modelit te radhes nga Samsung, Galaxy S Pro. Sipas AndroidCentral, celulari eshte ende ne fazen testuese keshtu qe keto specifika mund te ndryshojne. Bazuar ne raportin e tyre, celulari me tastiere rreshqitese QWERTY pritet te jete nje gjysme inç me i shkurte se Sprint Evo 4G, por do te jete paksa me i trash.

Specifika tjera interesante perfshijne taste te buta, trup te punuar nga plastika, 1 GHz Samsung/Intrinsity ARM Cortex-A8, ekran Super AMOLED qe sjelle rezolucion prej 800 x 480 piksela, etj.

Ai do te kete nje ekran me te vogel se 4.3 inçeshi i Evo 4G, por do te jete me i madh se 3.7 inçeshi i Nexus One. Gjithashtu do te kete 512 MB RAM dhe 8.2 GB flash memorie, por perveç kesaj elementet tjera te ruajtjes se te dhenave nuk dihen. Lista e specifikave vazhdon me WiFi, kamere me 5 megapiksel qe ofron aftesi per incizim 720p, kamere te perparme VGA, port per SIM kartele te dyte, WiMAX radio, etj.

Sipas te gjitha gjasave Galaxy S Pro pritet te punoje ne platformen Android 2.1, dhe gjithashtu do te jete i pari qe do te bazohet me nderfaqen e perditesiuar TouchWIz 3.0.

Mos te harrojme te cekim se keto jane detajet e pare, keshtu qe data e paraqitjes dhe çmimi mbesin ende te panjohura.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama