David Trezege ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen Rumani-Shqipëri, duke parashikuar se si do të përfundonte sfida që fillon në orën 21:00.
Ish-sulmuesi i Francës ka dhënë opinionin e tij për UEFA-n, duke parashikuar që kuqezinjtë do të mposhten me rezultatin 1-0 nga Rumania.
Sakaq, ai mendon se Franca do të fitojë lehtësisht me Zvicrën në ndeshjen tjetër, duke e mundur me shifrat 2-0.
Trezege kishte parashikuar fitoren 3-0 të Francës ndaj Shqipërisë në takimin e të mërkurës.