Parashikon sakte ndeshjet e Euro 2012 me 1 paund fiton 10 mije

Parashikon sakte ndeshjet e Euro 2012, me 1 paund fiton 10 mije
Një britanik i quajtur Steven Frayne, ka parashikuar thuajse në mënyrë ekzakte të gjitha ndeshjet pas kalimit në grupe. Ai ka parashikuar shtatë takimet ku jo vetëm ka përcaktuar fituesin por edhe që ndeshja do të shkojë me penallti dhe se Spanja do të fitonte finale me më shumë se dy gola diferencë.

29-vjeçari ka bërë parashikimin gjatë një transmetimi në televizionin britanik ITV para se të nisnin ndeshjet e me eliminim. Dy javë më vonë ai është kthyer në studio dhe ka zbuluar parashikimet.

Ai ka vënë bast 1 paund dhe ka fituar 10 mijë paund. Frayne ka premtuar se do ta dhurojë për donacion shumën e fituar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama