Parate me qesharake monedhat me te cuditshme ne bote

Parate me qesharake, monedhat me te cuditshme ne bote
Ku qarkullonin paratë më të pazakonta të kohërave

Që në fillimet e tregtisë, komunitetet kanë eksperimentuar me mjetet e shkëmbimit. Ato mund të duken të çuditshme tani, por kishin shumë kuptim për dikë në kohën dhe vendin ku përdoreshin. Më të çuditshmet janë monedhat “Rai”. Ato ishin kaq të rënda dhe gjigande sa vendin e kishin jashtë derës së shtëpisë dhe askush s’guxonte t’i grabiste. Vlera e tyre ishte edhe më e madhe sa më shumë persona të kishin humbur jetën gjatë transportimit të tyre. Talonet siameze prej porcelani nga ana tjetër, ishin talone kumari. Ato ishin kaq praktike, sa vendasit i harruan monedhat e argjendit dhe u përdorën për më shumë se dy shekuj. Falsifikatorët e parave gjithmonë kanë ekzistuar, prandaj dizenjo e tyre është ndërruar më shumë se 8 mijë herë. Edhe sot gjenden monedha të tilla në dyqanet antike.

1. Gurët “Rai”

Këto monedha përdoreshin dikur në ishullin Yap, në Mikronezi. Gurët e mëdhenj, deri në 3 metra diametër, nxirreshin pranë Palau, pasi në Yap s’kishte gurë gëlqerorë. Vlera e gurëve rrethorë me një vrimë në mes varej nga masa dhe pesha, plus vështirësia në transportimin e tyre. dhe historia e tij.

2. Monedhat e riciklueshme

Monedha të riciklueshme? Ato janë prodhuar. Deri në mes të shekullit të 19-të, kombe të ndryshme në Karaibe nuk kishin monedhë të tyren. Prandaj blinin monedha të huaja dhe i vinin vulën e tyre. Vula do ta bënte të pavlefshme në vendin e origjinës, por të ligjshme në dhjetëra ishujt në Karaibe dhe Dominika.

3. Monedha britanike e arit

Monedha e arit dikur ishte pjesë e sistemin monetar britanik. Keni dëgjuar për paundin, shilingat dhe pensin; kjo monedhë varej nga çmimi i arit dhe ndryshonte shpesh. Monedha origjinale e arit vlente një paund, 20 shilinga, por ndërsa çmimi i arit u rrit, vlera e saj u ul. Në vitin 1816 u zëvendësua me kartëmonedhën e paundit.

4. “Canadian Tire”

Paratë kanadeze ishin në formën e një kuponi të emetuara nga “Canadian Tire” në vitin 1958. Ato jepeshin si bonus kur bliheshin artikuj dhe shkëmbeheshin me vlerën e faqes në çdo dyqan dhe pikë karburanti. Shumë tregtarë i pranonin këto kupona edhe në formën e parave, pasi kushdo blinte karburantin me to.

5. Kryqet “Katanga”

Kryqet “Katanga” përdoreshin si para në krahinën e minave të bakrit, e cila quhej Zaire, në Afrikë. Ato përbëheshin nga bakri dhe pesha e tyre varionte. Katanga ishte një komb i pavarur për periudha të shkurtra, nga 1960-1963, gjatë së cilës emetuan monedha të reja kombëtare, frankat me foton e një kryqi “Katanga” mbi to.

6. Talonet siameze të kumarit

Talonet siameze prej porcelani ishin talone të përdorura në kazino në vitin 1820. Monedhat ishin më të lehta në përdorim se argjendi dhe u bënë kaq popullore, sa përdoreshin në të gjithë mbretërinë derisa u ndalën në vitin 1875. Biznesmenët mashtrues i shkëmbenin me argjend, prandaj porosisnin porcelan të lirë në Kinë, prandaj disenjo e tyre është ndërruar 8 mijë herë.

7. Paratë “Kissi”

Paratë “Kissy” përdoreshin në krahinën perëndimore të Afrikës, që tani është Liberia, Sierra Leone dhe Guinea. Shufrat e rrotulluara të hekurit kishin formë “T”-je nga njëra anë dhe një si shpatull nga ana tjetër. E thyer bëhej e pavlefshme, por magjistari i fisit, farkëtari, i bashkonte copat duke kërkuar një tarifë.

8. Monedhat “Manchukuo”

Manchukuo ishte një shtet marionetë në Manchuria, i krijuar nga pushtimi japonez në vitin 1932 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Jeni “Manchukuo” u emetua nga japonezët për përdorim në zonën e pushtuar. Një jen kishte 100 fen. Gjatë ’44-’45  metali ishte i rrallë, prandaj ato u prodhuan me fibër të kuqe ose kafe.

9. Monedhat e hapësirës

Monedha më e re është e çuditshme, për shkak të qëllimit të krijimit. Shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Hapësirës në Universitetin e Leicester-it kanë dizenjuar “Quid”-in, shkurt për “Quasi Universal Intergalactic Denomination”, për ta përdorur në hapësirë. Ato kanë cepa të rrumbullakët, prandaj nuk dëmtojnë asgjë kur pluskojnë në hapësirë.
Space Quid.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama