Kemi dëgjuar shpesh që paraja nuk të bën të lumtur, por sipas një studimi të fundit kjo nuk është aspak e vërtetë sepse pasuria është faktori kryesor në lumturinë e një personi. Instituti i Cështjeve Ekonomike në Britaninë e Madhe tregon se niveli i lumturisë korrespondon me sasinë e parave të një personi dhe ndryshe nga ç’ mendohet ky nivel lumturie nuk mbetet i pandryshuar pasi arrihet një shumë e kënaqshme, por vazhdon të rritet sa më shumë shtohet pasuria. Raporti i Institutit shkruan: “Asnjë vend në botë nuk është mjaftueshëm i pasur sa të “ngopet” me para. Kjo vlen edhe për personat. Kërkimi tregon se sa më i pasur të jesh, aq më i lumtur je.” Ky studim është kryer në 140 vende të botës dhe autorët e tij janë akademikë nga Britania e Madhe, Hollanda, Danimarka, Spanja, SHBA etj.