Parfumi qe te dobeson

Parfumi qe te dobeson
Nga dieta të ndryshme, në produkte të tjera kozmetike, janë të shumtë produktet që pretendojnë se mund të shkaktojnë humbje të rëndësishme në peshë. Së fundmi, këtyre produkteve u është shtuar për befasinë e të gjithëve edhe një parfum, i zhvilluar nga kompania franceze Robertet. I quajtur “Prends-moi” (më merrni), parfumi në fjalë pretendon se ka veti të shumta, midis të cilave edhe ajo e relaksimit apo humbjes së peshës.

Sipas prodhuesve, parfumi në fjalë është në gjendje që të kombinojë aromaterapinë me neurokozmetikën, duke krijuar mbi lëkurë një ndjesi të vazhdueshme freskie.

Njëkohësisht, formula e përbërë nga përbëres si kafeina, karnitina dhe spirulina, është në gjendje që të aktivizojë dy përbërës që kanë një rol direkt në shpërbërjen e yndyrrnave, rrjedhimisht edhe dhjamrave të depozituar në trup.

Në një studim të kryer mbi një grup vullnetaresh të moshave 18-70 vjeçare, 75% e tyre dëshmuan se pas përdorimit të parfumit, patën një reduktim në oreks, ndërsa 73% dëshmuan një ndienjë të vazhdueshme kënaqësie në lëkurë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama