Paris-Tokio vetem ne dy ore e gjysme

Paris-Tokio, vetem ne dy ore e gjysme
Fluturimi nga Parisi në Tokio në dy orë e gjysmë në bordin e një avioni hipersonik, më i shpejtë se ai supersonik dhe pa ndotur ambjentin, mund të bëhet realitet në vitin 2050. Është ky projekti i gjigandit evropian EADS, që ka paraqitur një model avioni të gjatë katër metra në Sallonin Aeronautik të Le Bourget, pranë Parisit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti francez Nicolas Sarkozy.

ZEHST, ose Zero Emission High Speed Transport, është projekti i parë operativ i avionit hipersonik pas Concorde, supersoniku i famshëm franko-britanik që më 25 korrik të vitit 2000 u rrëzua në aeroportin Charles de Gaulle vetëm pak minuta pas ngritjes dhe në 2003-shin doli nga qarkullimi. Pamja e ZEHST, që do të mund të transportojë deri në 100 persona në kohë rekord, por jo para se të kalojnë 40 vjet, të kujton pikërisht Concorde nga krahu në formën e delta-s.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama