Si pasojë e kësaj përmbytjeje, rreth 20 mijë godina u dëmtuan rëndë, 200 mijë njerëz mbetën të pastrehë dhe qyteti u shkatërrua në përmasa që nuk mbaheshin mend që prej qindra vjetësh. Sipas matjeve të kohës, Sena arriti një lartësi prej 8 metrash, më e madhja që nga viti 1658. Sipas monedhës së kohës, dëmet që iu shkaktuan qytetit ishin mbi 1 miliard dollarë. Në këtë situatë, Parisi u mobilizua për të shpëtuar atë që ishte e mundur. Shërbimet e urgjencës, apo policia dhe fondet e bamirësisë bënë një punë të shkëlqyer.
Për shumë studiues të asaj periudhe, ky shkatërrim shënoi edhe një provë të madhe solidariteti njerëzor dhe shfaqi një aftësi të shkëlqyer të njerëzve për t’u bërë bashkë dhe për t’iu gjendur njëri-tjetrit. Megjithatë për disa të tjerë, kundërpërgjigjja nuk ishte mjaftueshëm. Heroi leftist, Jean Jaures, e kritikoi shumë shtetin në gazetën “L’umanite”: “Një shoqëri, qytetarët e së cilës janë në mëshirë të elementeve të natyrës është si një shtëpi pa çati”.