Deri më tani është menduar se një puthje nën kullën Eifel është gjëja më romantike në botë. Por, sipas një sondazhi të liderit botëror për udhëtime, TripAdvisor, Parisi nuk është qyteti më romantik në botë. Vendin e parë, sipas këtij sondazhi e mban Venecia, ndërsa Parisi renditet vetëm i dyti. Ndërkohë, vendi i tretë ndahet mes kryeqytetit çek, Praga dhe atij italian, Roma. Pra, nëse keni menduar për ndonjë udhëtim romantic, do bënit mirë që të zgjidhnit Venecia.