Parlamenti i Kosoves kerkese per bashkim me Shqiperin
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Situata politike në Kosovë pritet që në ditët e ardhshme të shoqërohet me të papritura të mëdha. Kaosi dhe shqetësimi për pranimin nga ana e qeverisë e kërkesave serbe dhe të disa vendeve të BE që emri i Kosovës të shoqërohet me rezolutën 12-44, duket se po i shtyn një pjesë deputetësh të Vetëvendosjes, PDK, AAK dhe LDK të shikojnë mundësinë e radikalizimit të qëndrimeve në Parlament.
Siç raportojnë disa portale duke cituar burimet e tyre, nje grup prej 12 deputetësh të katër partive kryesore pritet të kërkojnë në Kuvend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kërkesa e tyre pritet të përkrahet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili mund ta kalojë për shqyrtim në Kuvend. Pritet që kjo kërkesë të përkrahet nga rreth 39 deputetë shqiptarë plus deputetët e pakicës turke. Synimi i grupit iniciues për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është që në fazën e parë të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të arrijë ndërprerjen e bisedimeve me Beogradin.
Pas shtrimit në Kuvendin e Kosovës, një grup prej 6 deputetësh të Kuvendit të Kosovës do takohen me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, duke i kërkuar atij mbështetje dhe zbatim të Kushtetutës nga ana e Tiranës zyrtare. /Lajm Online/