Parlamenti shqiptar pergezon vendimin e deputeteve te Asamblese

Parlamenti shqiptar pergezon vendimin e deputeteve te Asamblese

Votimi i djeshëm në Parlamentin holandez, duke zyrtarizuar qëndrimin pro dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë, është përcjellë në Parlamentin shqiptar në kohë reale nga vetë shefi i ekzekutivit, Edi Rama. Duke kërkuar fjalën disi jashtë rendit të ditës, nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se ky është një moment tepër i veçantë për Shqipërinë, pasi Holanda ka kaluar mandatin e ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit, për t’i thënë “po”, statusit për Shqipërinë. “Besoj se është një moment i rëndësishëm, që meriton një vëmendje të veçantë dhe një duartrokitje të veçantë, pasi Parlamenti holandez ka kaluar mandatin për ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin, t’i thonë po statusit për Shqipërinë si vend kandidat”, – u shpreh Kryeministri Rama.

 

Ndërkohë, në një koment në rrjetin social “Twitter”, Rama u shpreh se ky vendim i Parlamentit holandez erdhi për shkak të rezultateve të arritura nga Shqipëria gjatë këtyre muajve. “Falë rezultateve të arritura e besimit të ri të krijuar ndaj Shqipërisë, por edhe mbështetjes nga Kryeministri Rutte e ministri Timmermans, Holanda tha ‘Po’”, – shkruan Rama duke shtuar se kjo është një fitore e bukur diplomatike. “Është një fitore e bukur diplomatike. I falënderoj ministrat e angazhuar me prioritetet dhe posaçërisht Ditmir Bushatin e Klajda Gjoshën”, -theksoi Rama. Menjëherë pas raportimit të lajmit nga Rama, vendimi i Holandës u përshëndet edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha. “Parlamentarët holandezë dhe miq të nderuar të Senatit holandez, si dhe Kryeministri Mark Rutte, njeri me integritet të lartë, me guxim dhe kurajë, qartësoi Parlamentin e vet se Shqipëria meriton plotësisht statusin e vendit kandidat dhe kjo është bindja jonë më e thellë”, – tha Berisha në fjalën e tij në seancën e djeshme plenare. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave të BE-së pritet të marrë vendimin përfundimtar më datën 23 qershor në Bruksel.-


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama