Partite joparlamentare kerkojne nderhyrje ne sistemin zgjedhor

IMG_20151031_121203TIRANË, 31 Tetor/ATSH/.- Partitë politike joparlamentare vendosën sot të institucionalizojnë tryezën politike për të koordinuar qëndrimet dhe synimet e tyre për një reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira dhe me standarde europiane.

Duke vlerësuar kontributin e këtij grupimi, që në të gjitha garat zgjedhore, gëzojnë mbështetje 30-40 % të votave, ndërsa në zgjedhjet e fundit rezultojnë rreth 582 mijë vota pro tyre, nga 1.562.161 që është numri total i votuesve, kërkohet vlerësimi real i vullnetit të mbështetësve.

Partitë vlerësojnë se besimi dhe siguria për një garë zgjedhore duhet të garantohet me ligj, ndaj është koha për fillimin e hartimit të një reforme zgjedhore e cila duhet të përfshijë disa plane parësore. Kokretisht kërkohet rregullimi i sistemit zgjedhor për të qenë realisht i dobishëm; reformimi i administratës zgjedhore me synim depolitizimin e saj; përdorimi i teknologjisë si mjet i domosdoshëm i arritjes së standardeve; mundësimi i emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e radhës; rishikimi i mënyrave të financimit të subjekteve zgjedhore dhe akses dhe mundësi në mediat lokale dhe kombëtare./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama