Partizani është mundur në "Qemal Stafa" me rezultatin 1-2 nga ekipi i Bylisit. Ballshiotët të cilët luajnë për mbijetesë në Superiore kanë marrë tre pikë të rëndësishme në transfertën me të kuqtë.
Ky takim ka pasur momentet e veta të tensionit dhe shumë kuriozitete të cilat mund ti lexoni më poshtë se çfarë ndodh pas ekranit të TV.
-Gjatë rrugës për në kryeqytet, autobusi i skuadrës së Bylisit pëson një defekt dhe për këtë arsye ekipi vjen vetëm 30 minuta para fillimit të takimit në stadiumin "Qemal Stafa".-Lojtarët e Bylisit bëjnë nxehjen e zakonshme para takimit, për vetëm 15 minuta, ndërsa ndeshja nis pesë minuta me vonesë.
-Në mungesë të trajnerit Zildzoviç, dje skuadrën nga pankina e ka drejtuar Julian Brahja.
-Në momentin e zëvendësimit, Torrasa nuk përshëndet sulmuesin Raçiç, por as trajnerin Agostineli.
-Vonesat e ndeshjes nga lojtarët e Bylisit irritojnë trajnerin Agostineli, i cili i thotë gjyqtarit të katërt se duhet të ketë 10 minuta shtesë në fund.
-Mes tifozëve në tribunë të Partizanit dhe presidentit të Bylisit, Agron Kapllanaj, ka replika në distancë në minutat e fundit të ndeshjes.
-Në përfundim të takimit, Kapllanaj futet në dhomat e zhveshjes së ekipit për të falënderuar lojtarët e tij.