Arbnor Fejzullahu e ka pështjelluar disi situatën në kampin e kuq. Mbrojtësi kërkoi largimin, pasi kishte një ofertë joshëse nga Skënderbeu.
Klubi doli fitues në betejën që pati me lojtarin në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF. Ndonëse Fejzullahu konsiderohet pjesë e të kuqve, ai nuk është paraqitur në klub që nga mbyllja e sezonit të shkuar.
Edhe pse palët duken shumë larg njëra-tjetrës, mësohet se në skenë kanë dalë disa pajtues, të cilët duan që të ulin gjakrat. Pritet të zhvillohet një seancë pajtimi, në mënyrë që Fejzullahu të bashkohet me ekipin dhe gjithçka që ka ndodhur t'i mbetet së shkuarës.