Partizani-Bylis/ Ja pse nisi me vonese ndeshja ne Qemal Stafa

Partizani-Bylis/ Ja pse nisi me vonesë ndeshja në Qemal Stafa

Tri sfidat e vlefshme për Javën e 34-të të Kategorisë Superiore Flamurtari-Tirana, Teuta-Skënderbeu dhe Partizani-Bylis përballen mes tyre në orën (19:00).

13139035_503223716538696_2388322874880343694_nPara fillimit të ndeshjeve u ngritën pikëpyetje për fillimin e takimeve në orarin zyrtar, për shkak se ekipi i Bylisit nuk kishte mbërritur ende në kryeqytet.

Burime nga "Panorama Sport" pranë stadiumit "Qemal Stafa" thanë se fillimisht, autobusi me të cilin po udhëtonin futbollistët e Bylisit pati një defekt në Durrës.

Ndërsa një aksident i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, vonoi me disa minuta mbërritjen e tyre në stadium. Ekipi doli në nxehje rreth orës 18:35 minuta dhe ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit filloi 6 minuta me vonesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama