Partizani e deklaroi te mbyllur rikthehet braziliani Filipe Gomes

Partizani e deklaroi të mbyllur, rikthehet braziliani Filipe Gomes

Felipe Gomes Ribeiro e ka mbyllur përpara kohe sezonin me Partizanin. Mesfushori brazilian pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit në gju, në përballjen ndaj Bylisit.

13173895_504848583042876_5482010011998307387_nFutbollisti ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku edhe ka kryer vizitat e para mjekësore, të cilat pritet të përcaktojnë shkallën e këtij dëmtimi, që me shumë mundësi do ta lërë Gomes disa muaj jashtë fushave të lojës.

Gomes, i cili u bashkua me të kuqtë gjatë merkatos së janarit, ishte një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin tonë, duke dhënë një kontribut të madh në rezultatet e skuadrës".

Kështu njoftoi Partizani më 11 maj në faqen zyrtare të klubit. Por alarmi i paraqitur nga klubi nuk ka rezultuar i vërtetë, pasi ekzaminimet mjekësore në Itali kanë vërtetuar se Filipe ka qenë me fat, pasi nuk ka pasur këputje ligamentesh. Mesfushori 28- vjeçar mungoi ndaj Skënderbeut, ndonëse trajneri Agostineli e mori me ekipin në Korçë në rolin e spektatorit.

Por paraditja e djeshme ka treguar se sezoni i mesfushorit brazilian nuk është mbyllur, pasi ai i është bashkuar ekipit në stërvitje. Dje, të kuqtë kanë kryer një seancë stërvitore gjatë paradites në ambientet e stadiumit "Qemal Stafa". Në dallim nga përgatitjet për Skënderbeun, dje trajneri Agostineli ka pasur nën urdhrat e tij edhe mesfushorin brazilian, i cili është përgatitur normalisht me ekipin.

Me shumë mundësi, Filipe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Teutën, por gjithçka do të vendoset nga gjendja që ai do të tregojë në seancat e radhës.

Nëse stafi do të jetë i bindur se lojtari është i gatshëm, atëherë braziliani së bashku me Bathën do të formojnë dyshen e qendrës së mesfushës. Për momentin problemi qëndron te reparti difensiv, pasi në mungesë të Kalarit, Atandës dhe Trashit, pritet një rreshtim ndryshe në mbrojtje.

ILIR CARA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama