Partizani enderron nje dyshe shkodrane per sulmin

Partizani ëndërron një dyshe shkodrane për sulmin

Partizani i Europës e nisi punën në gjendje të plogësht, por prej disa ditësh drejtuesit e kuq janë "zgjuar" duke rritur adrenalinën në klub. Fillimisht u rinovua me Torasën, por dje presidenti Gaz Demi mund të themi ka bërë goditjen e radhës, duke i mbushur mendjen Xhevahir Sukajt që të mbetet pjesë e Partizanit.

13442314_520026521525082_7209333818973107522_n

Sulmuesi shkodran pranoi të mbetet i kuq, duke anashkaluar një ofertë më të mirë financiare nga Malajzia. "Panorama Sport" e lajmëroi një ditë më parë që Sukaj do të vijonte me Partizanin, pasi parimisht ishte arritur akordi dhe në këtë mënyrë emri i golashënuesit më të mirë të sezonit të shkuar ishte në listën e federimeve për Ligën e Europës.

Ndonëse palët nuk kanë dhënë terma zyrtarë për rinovimin e kontratës, mësohet se kontrata e re do të jetë njëvjeçare dhe shkodrani do të marrë 100 mijë euro në dorë, ndërsa në vijim do të paguhet me 3 mijë euro rrogë mujore. Por kontrata ka edhe një klauzolë të vendosur nga sulmuesi, i cili në rast se do të marrë ofertë serioze nga ndonjë klub europian, nuk do të pengohet nga klubi për transferimin e tij. Për momentin, e sigurt është pjesëmarrja e Sukajt me Partizanin në Ligën e Europës.

Hamdi Salihi

Partizani mund të bëjë realitet bashkimin e dy golashënuesve më të mirë të futbollit shqiptar të sezonit të shkuar, Salihi-Sukaj. Burime të ndryshme pranë drejtuesve të kuq bëjnë me dije se "demat" janë gati për çmendurinë e kësaj merkatoje vere, për të afruar një sulmues me përvojë në radhët e skuadrës. Hamdi Salihi është ndër më të lakuarit dhe mësohet se drejtuesit janë të gatshëm që të japin edhe 200 mijë euro për bomberin shkodran, i cili në sezonin e fundit mbajti peshën kryesore të golit te Skënderbeu.

salihi

Nëse kjo lëvizje do të behet realitet, atëherë Partizani do të ketë sulmin me të frikshëm të Superiores. Salihi është lojtar i lirë dhe për momentin emri i tij po lakohet edhe në disa skuadra të huaja, ku më i freskë- ti ka të bëjë me një rikthim të shkodranit te Riedi në Austri. Partizani ka mbyllur dje ditën e dhjetë të përgatitjeve në Abruco dhe në pamje të parë të kuqtë janë disi mbrapa me përgatitjet dhe merkaton për Europën. Gjithsesi, shpresohet që sezoni i ri t'i gjejë "demat" të kompletuar, kryesisht në sulm. Përpos Salihit, alternativat për pjesën ofensive Partizani po i kërkon kryesisht në tregun e huaj.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama