Partizani mposht Kukesin ne limite Sukaj con te kuqte ne krye (VIDEO)

Partizani mposht Kukësin në limite, Sukaj çon të kuqtë në krye (VIDEO)

UPDATE/ Partizani ka triumfuar 0-1 në Kukës duke kryesuar përkohësisht Superligën shqiptare me 69 pikë, ndërsa Skënderbeu pret të luajë ndeshjen ndaj Tiranës sonte në mbrëmje (ora 19:00).

Untitled-6Autori i vetëm i këtij takimi ishte Xhevahir Sukaj i cili shënoi në minutën e tretë shtesë nga një goditje dënimi.

Untitled-4Pjesa e parë mes Kukësit dhe Partizanit u mbyll pa gola, ndërsa të kuqtë vuajtën disavantazhin e një lojtari në fushë. Kapiteni Alban Hoxha la skuadrën me 10 lojtarë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kroatit Dvornekoviç.

Arbitri kryesor akordoi një penallti për vendasit, por që nuk u shfrytëzua në gol. Portieri i sapo futur në fushë për Partizanin, Dashamir Xhika priti 11-metërshin duke i mohuar Kukësit avantazhin e golit.

Në pjesën e dytë skuadrat rritën presionin duke kërkuar golin e avantazhit. Pas daljes me karton të kuq të Hoxhës në pjesën e parë, edhe Kukësi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 80´ të pjesës së dytë. Kartoni i dytë i verdhë i marrë për mbrojtësin Lladrovçi bëri që ai të dilte jashtë fushës së blertë.

FORMACIONET ZYRTARE

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Malota, Lladrovci, Mici, Nika, Karioka, Musolli, Flores, Dvornekoviç, Emini Trajner:
Klodian Duro
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Trashi, Filipe, Batha, Vila, Torasa, Sukaj Trajner:
Andrea Agostineli
Gjyqtar: Lorenc Jemini


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama