Partizani është nisur paraditen e djeshme rreth orës 11:30 nga aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë dhe në dispozicion ka pasur një çarter, duke e bërë edhe më komod udhëtimin për futbollistët dhe stafin e kuq. Por, nëse në momentin e nisjes nuk ka pasur asnjë problem, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për momentin e mbërritjes në aeroportin e Bratislavës.
Të gjithë lojtarët kanë kaluar pa probleme kontrollin e policisë vendëse, ndërsa i vetmi që ka vonuar skuadrën ishte mbrojtësi nigerian Sodiq Atanda. Pasaporta e lojtarit është skanuar disa herë nga organet kompetente, pasi lojtarit nuk i dilnin shenjat e gishtave dhe nuk mund të kalonte. Një gjë e tillë ka bërë që disa prej futbollistëve të tjerë, por edhe stafit teknik të humbisnin durimin.
Megjithatë, pas shumë provash pasaporta e lojtarit i ka plotë- suar kushtet për të kaluar dhe futbollisti ka kaluar në pjesën e brendshme të aeroportit. Trajneri - Ndërkohë që kishte përfunduar problemi me Atandën, lojtarët dhe stafi i Partizanit kanë pritur të dilnin valixhet e tyre në zonën e caktuar. Por, makineria nuk ka punuar dhe për këtë është thënë nga punonjësit e aeroportit se ka një problem.
Duhet theksuar se lëvizjet në aeroportin e Bratislavës kanë qenë të pakta dhe të kuqtë janë detyruar të presin për rreth një orë, çka ka bërë që durimi të marrë fund. Në vendin ku po prisnin lojtarët e Partizanit, ingranazhet nuk punonin, ndërsa pak më tej gjithçka ishte në rregull. Një gjë e tillë ka bërë që trajneri Adolfo Sormani të irritohet pa masë dhe të kërkojë llogari nga stafi i aeroportit, madje duke ngritur edhe zërin, por në çastet e para nuk e ka dëgjuar askush.
Por, pas protestës së ashpër duhet thënë të trajnerit italian, është bërë i mundur edhe rregullimi i ingranazheve dhe më pas kanë dalë edhe valixhet e lojtarët dhe stafit të kuq. Sjellja e punonjësve të aeroportit të Bratislavës, karshi skuadrës kryeqytetase, nuk ka qenë shumë dashamirëse.