Partizani prezanton diktatorin Sormani pergenjeshtron Sukajn

Partizani prezanton diktatorin Sormani, përgënjeshtron Sukajn

Klubi i Partizanit ka prezantuar sot në mesditë trajnerin e ri, Adolfo Sormani. Për shkak të afateve kontraktuale, trajneri italian ende nuk ishte zyrtarisht në krye të stolit të kuq, paçka se ka punuar në "ilegalet" në tri javët e fundit.

13537632_523150124546055_1799149358737601988_nSormani zëvendëson te Partizani italianin tjetër, Agostinelin. Ky i fundit mori drejtimin e kampionëve të Shqipërisë, pas largimit të Mirel Josës.

Gjatë prezantimit, Sormani e nisi fjalimin e tij me ndjesën për vonesën në trafik, ndërsa prezantoi stafin e tij dhe foli për objektivat për sezonin e ardhshëm.

13537621_523149971212737_583391327119147014_n

Italiani njihet edhe për disiplinën e tij të hekurt. I pyetur për deklaratat e Sukajt se nuk ishte në planet e klubit, Sormani përgënjeshtroi sulmuesin duke thënë se lojtari firmosi më pas një kontratë për në Malajzi.

Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:

PREZANTOHET TRAINERI ADOLFO SORMANI

PRESIDENTI DEMI
Eshtë një kënaqësi për ne që drejtimin e skuadrës nga sot do ta marrë traineri Sormani. Stafi teknik është kompletuar në këtë mënyrë dhe ky staf nuk do të jetë thjesht pjesë e ekipit të parë, por edhe e investimit gjigand që tashmë ka filluar të vihet në jetë, siç është Kompleksi gjigand Sportiv. Kjo është hera e parë që një trainer që vjen tek partizani gëzon gjithë simpatinë dhe dashamirësinë e stafit dhe drejtuesve.

13567324_523149754546092_8905036938942654649_n

ADOLFO SORMANI
Ju kërkoj ndjesë për vonesën për shkak të trafikut. Mbi të gjitha falënderoj Presidentin Demi, Drejtorin e Përgjithshëm Tomori, falënderoj klubin dhe këshilltarin Starova , të cilët më kërkuan dhe më dëshironin, jam krenar që tashmë gjendem këtu sepse kam parë tek presidenti dëshirën për të ndërtuar diçka. Kompleksi i mrekullueshëm Sportiv, i cili po ndërkohet është një provë e fortë karakteri për atë çka klubi Partizani po synon të arrijë në të ardhmen këtu në Shqipëri dhe jasht saj ,dhe këto nuk mbeten vetëm në kuadrin e fjalëve , por janë fakte, ndaj e them me bindje se klubi Partizani do të ketë në dispozicion të tij një prej Komplekseve më moderne Sportive.

13511019_523149821212752_8624755347332991906_n

Unë vij nga italia dhe do të dëshiroja që të gjitha klubet italiane të kishin në dispozicion një Qender të tillë sportive të një kualiteti të tillë bashkëkohor, ndaj them ndërtimi i Këtij Komleksi sportiv duhet ti bëjë krenar të gjithë tifozët e Partizanit.

Përtej falenderimeve ndaj të gjithë personave që përmenda pak më sipër, tashmë dua t'ju prezantoj edhe njerëzit të cilët do të më shoqërojnë në aveturën time këtu tek Partizani, që do të jenë pjesë e stafit me të cilët do të punoj, duke filluar nga Klevis Dalipi, Mario Capece, Giovanni Mazzella dhe Cristiano Giannotti. E shikoja të arsyeshme ti prezatoja këta përsona pasi pa ndihmën e tyre dhe të klubit unë i vetëm nuk mund të bëj asgjë. Unë kam nevoj për mbështjen e tyrë , kam nevojë për mbështjetjen e klubit, sikurse të gjithë ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve sidomos të tifozerisë së Partizanit.

Te Partizani dhe kjo është edhe synimi i presidentit, kërkojmë të afrojmë lojtarë të movituar, lojtarë me grintë , lojtarë të cilët të motivohen tërësisht në idëtë dhe objektivat tona dhe të ndjehen krenar që do të mund të veshin bluzën e Partizanit, sepse objektivi ynë është të krijojmë një skuadër dhe një grup të fortë, jo lojtarë që janë më të rëdësishëm se klubi , por klubi është i rëndësishëm për lojtarët ,vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi një Partizan të fortë.

Kjo është ajo që unë kërkoj të nënvizoj në punën time. Edhe në skuadrat e mëdha në shumë raste kemi parë se lojtarët Lider nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e grupit, nëse do të na duhet të arrijmë rezultatet do të na duhet të punojmë në grup dhe fort.

Për ta mbyllur dua ti bëj komplimente stafit tim për paraqitjen që skuadra dhuroj në ballafaqimin e parë të Europa League ndaj Slovlan Bratislava. Kemi luajtur ndaj një skuadre e cila në renditjen e Uefas është shumë vende më lart Partizanit, paraqitja e skuadrës ishte mjaft e rëndësishme pasi edhe pse përballë kishim një skuadër mjaft të fortë diferencat në fushë nuk u evidentuan aspak, lojtarët dhanë maksimumin në fushë.

Fakti është se në skuadër nuk duhet të ekzistojnë lider,por skuadra duhet të funksionoj në grup,vetëm kështu mund të arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha.

Sa e njihni futbollin shqiptar dhe Partizanin?
Ju konfirmoj se kam parë një pjesë të madhe të ndeshjeve të Partizanit të sezonit të kaluar. Kampionati shqiptar është i fortë fizikisht ,është një kampionat ku në momente të caktuara skuadrat shfaqen agresive ,dhe në momente të tjera krijohen mjaft ndalesa në lojë, ndaj mendoj se për nivelin e lojës duhet ende punë për të bërë. Pres që skuadra ime të punoj fort, të luftoj fort dhe të jetë gati për çdo kompeticion, pasi tashmë futbolli ka treguar se nuk ka më skuadra të vogla.
Do të përforcohet skuadra me të tjerë element?
Përsa i përket përforcimit të skuadrës është e vertetë se ndaj Sllovakëve kemi vuajtur pak në fazën sulmuese, por synimi jonë është që lojtarët që kemi piketuar nuk do të kenë për detyrë vetëm të luajnë në fazën sulmuese por të punojnë shumë përgjatë gjithë 90 minutave me ekipin, sigurisht që ekipi do të forcohet në ditën në vazhdim ,por e rëdësishmë është që lojtarët që do të afrohenduhet ta ndjejnë fanelën dhe të jenë krenar që do të luajnë për Partizanin.

Do të jeni ju në drejtimin e skuadrës në ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislavës?
Sigurisht që do të jem , shpresoj që edhe dokumentacioni të jetë gati në mënyrë që të ulem në stol për takimi e kthimit. Objektivi ynë për ndëshjen e e kthimit do të jetë i njëjtë të dhurojmë të njëjtën paraqitje që shfaqëm në takimin e luajtur në Elbasan, djemtë dhanë gjithçka,duke luajtur të barabartë ndaj ekipit Sllovan , këtë paraqitje synojmë edhe në 7 Korrik.
Do të mund ti riktheni Titullin Kampion Partizanit?
Objektivi sigurisht ky do të jetë të fitojmë titullin kampion ,ambicjet e klubit janë të mëdha dhe ne duhet me patjetër ta realizojmë këtë objektiv.

Xhevahir Sukaj ka deklaruar si nuk isha në planet e ekipit cila është e vërteta e kësaj çështje?
Për fat të keq duhet të përgënjeshtroj këto deklarata të Sukajt, jam një njeri i drejtpërdrejt. Klubi dhe presidenti më komunikuan se kishin arritur marrëveshjen me sulmuesin për sezonin e ri ,dhe për mua ai ishte një lojtar i Partizanit për gjithë vitin.

Më pas më është komunikuar se lojtari kishte nënshkruar me një skuadër në Majlazi dhe do të vihej në dispozicion të Partizanit vetëm pas datës 29 Nëntor , pasi në atë periudhë përfundon kampionati atje, dhe mendoj se interesat primare të lojtarit ishin që të luante në Malajzi dhe më pas të vijonte sezonin me Partizanin.

Projekti i Partizanit është që të afrohen lojtarë, të cilët ta duan klubin dhe të jenë pjesë e tij përgjatë gjithë vitit ndaj mendojse edhe ju jeni dakord me këto që kërkoj unë dhe klubi.
Mentor Mazrekaj
Personalisht nuk e njoh Mazrekaj, por ajo që dua të them është që ne jemi duke u përqëndruar dhe fokusuar në realizimin e objektivave që klubi ka ,dhe jo vetëm në një lojtar të veçantë, pasi objektivat nuk fitohen me lojtarë të veçantë por në grup.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama