Partizani sqaron ceshtjen Fejzullahu dhe objektivat e sezonit

Partizani sqaron çështjen Fejzullahu dhe objektivat e sezonit

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori, i ka mbyllur rrugën largimit të mundshëm të mbrojtësit Arbnor Fejzullahu, i cili kërkon prej disa ditësh t'i bashkohet Skënderbeut. Futbollisti ka paditur klubin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, por të kuqtë insistojnë se ai nuk mund të largohet pa lejen e tyre.

fejzullahu

"Për sa i përket çështjes Fejzullahu, për ne ai mbetet një lojtar i Partizanit. Fejzullahu është nën kontratë me ne dhe klubi disponon dokumentacionin e plotë të cilin mund ta gjeni edhe në federatën tonë të futbollit", shpjegoi Tomori.

Më pas, ai bërë të qartë se të kuqtë kanë vendosur objektiva të mirëfilltë për sezonin që po fillon. "Po punohet për një ekip kompetitiv, ju garantoj se në ditët në vijim skuadra do të përforcohet për të realizuar objektivat e sezonit, fitimin e të dy trofeve në vend.

Gjithsesi, parësorë për ne në këtë moment është të kalojmë pozitivisht përballjet në Europa League, pasi objektivi parësor yni është kalimi i turit të parë. Synojmë të zgjidhim ndeshjen e parë në favorin tonë në mënyrë që në sfidën e kthimit ta kemi edhe më të lehtë", theksoi Tomori



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama