Partnerja qe meshkujt deshirojne

Partnerja qe meshkujt deshirojne
Meshkujt te femra nuk kerkojne vetem te dashur, por edhe nje shoqe, nje perkrahese, nje person qe do t’i mbeshtese dhe do te jete prane tyre. Prandaj eshte shume me rendesi qe te lini pershtypje te pare te mire dhe te dini se cfare duan meshkujt, ashtu qe te keni vetebesim.

- Femrat duhet ta kene te qarte se meshkujt nuk duan persona te bezdisshem. Ata i respektojne femrat te cilat kane jete personale dhe miq te tyre me te cilet ato dalin kur ai ka nevoje per hapesire vetem per vete, ne rastet kur p.sh., deshiron te shohe ndonje ndeshje me miqte e tij.

- Edhe pse ekspertet e lidhjeve keshillojne se nganjehere eshte mire qe edhe femrat te bejne hapin e pare, megjithate kete duhet t’ua leni meshkujve. Ata duan te marrin iniciativen dhe te vendosin kur eshte momenti i duhur qe t’u ftojne te dilni.

- Gjerat e vogla e ndertojne jeten. Ne cdo moment tregoni se interesoheni per te dhe ‘perkedheleni’ me shenja te vogla te vemendjes, por mos e teproni.

- Tregoni efektin tuaj seksi, josheni duke zbuluar atributet tuaja, por, kuptohet, mos jini sulmuese. Imagjinaten e mashkullit me se shumti e nxit nje dekolte qe shihet pak nen fanelle, sesa nje dekolte qe thuajse zbulon gjithcka.

- Ne nje takim te pare asnjehere mos tregoni se jeni te gatshme te perfundoni me te ne krevat. Por lereni situaten te rrjedhe me spontanitetin e vet.

- Secili mashkull e deshiron prane vetes nje femer te cilen e respekton dhe e cila gezon respektin e te tjereve.

- Qendroni prane tij kur ai ka nevoje per ju, sepse meshkujt te partnerja kerkojne edhe nje mikeshe.

- Mos e lejoni veten qe ta lodhni me thirrje dhe t’i dergoni qindra mesazhe ne dite. Dicka te tille nuk e deshiron askush. Po ashtu, mos e pyetni vazhdimisht per te ardhmen.

- Nese deshironi nje mashkull te kulturuar dhe me edukate, atehere ekspertet rekomandojne qe t’u kushtoni vemendje sjelljeve tuaja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama