Parullat ne 100 filmat me te mire te viteve te fundit

'Parullat', ne 100 filmat me te mire te viteve te fundit

Filmi i Gjergj Xhuvanit renditet mes filmave fitues të çmimeve “Oskar” dhe “Golden Globe” dhe komedisë romantike të Felinit

Filmi “Parullat” nën regjinë e Gjergj Xhuvanit dhe skenar të Ylljet Aliçkajt është renditur mes 100 filmave më të mirë të realizuar vitet e fundit. Faqja e njohur e informacionit “Just a Platform”, mes 100 filmave më të mirë botë që mund të shihen në kinema, sugjeron edhe filmin shqiptar “Parullat”. “E vendosur në Shqipërinë e vitit 1970, gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha, ‘Parullat’ mbështetet në novelën me të njëjtin titull të Ylljet Aliçkajt dhe tregon historinë e një mësuesi biologjie, i cili ka lënë kryeqytetin ku jeton Tiranën, për të dhënë mësim në një shkollë jashtë qytetit në fshat. Atij i duhet të zgjedhë mes dy parullave, një, që klasa e tij ta realizojë.

 

Nxënësit dhe mësuesit ishin të detyruar të shkruanin me gurë parulla nëpër kodra, duke i thurur lavde regjimit në fuqi. Të gjithë ishin të detyruar t’u bindeshin urdhrave që vinin nga lart. Andre ka një lidhje dashurore me mësuese Dianën. Bashkë me të, ai kundërshton urdhrin për parullë, dhe transferohet e më pas arrestohet. Një film që tregon më së miri përmes simbolikës, atë çfarë Shqipëria kaloi në gjysmë shekulli diktaturë, është konsideruar si një nga prodhimet më të mira kinematografike. Në role kryesore në këtë film interpretojnë Luiza Xhuvani, Artur Gorishti, Birçe Hasko, Niko Kaxheri, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Marko Bitraku, Fadil Kujovska dhe Rita Lati (Brigadierja). “Parullat” ka qenë një nga prodhimet kinematografike më të vlerësuara në shfaqjet që ka pasur në kinema të ndryshme në botë. Shqipëria renditet e dyta falë emrit me A (Albania), në klasifikimin e kritikës së “Just a Platform”, pas Afganistanit me filmin “Osma”, një prodhim i fundit kinematografik frymëzuar nga vrasja e Osama Bin Laden.

 

Kina përfaqësohet nga filmi “Crouching tiger, hidden dragon” fitues i 4 çmimeve “Oskar” dhe 2 “Golden Globe”, më i rekomanduari nga kritika. Franca përfaqësohet me filmin “The 400 blows”, nga seritë nga Antoniene Doinel, nën interpretimin e Jean Pierre Leaud. Gjermania renditet me filmin “Jetët e të tjerëve”, i bazuar në historinë e Gjermanisë Lindore gjatë kohës së STAS-it. Greqia me filmin “Dogtooth”. Italia renditet me filmin e Federico Fellini-t, një komedi romantike e viteve 1960 “La Dolce Vita”. Nga kinematografia turke rekomandohet filmi “Distant”, fitues i Festivalit të Kanës. Filmat e përzgjedhur janë prodhimet më të mira kinematografike të vendeve që përfaqësojnë dhe shihen nga “Just a Platform”, si një guidë për të vizituar kinematë e botës,


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama