Kuvendi votoi me 108 vota pro asnjë kundër, 1 abstenim, “Ligjin për Gjykatën e Lartë”. Me 107 vota pro, asnje kundër dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi pr.ligjin “Për nëpunësit civilë”. I treti në radhë u miratua edhe projektligji për “Ndryshimin e Rregullores së funksionimit të Parlamentit”. Në rend të ditës ishte vendosur edhe ligji mbi amnistinë i cili nuk është votuar nga opozita.Kreu i qeverisë, Sali Berisha, pasi ka përseritur akuzën ndaj Ramës për bllokim të statusit ka apeluar që bashkë me tre ligjet të votojnë dhe amnistinë. “Urdhëroni ta votojmë si një akt gjeneroziteti të shtetit dhe e mbyllim këtë seancën me vendime shumët ë rëndësishme, nuk keni shkak refuzoni ligjin e amnistisë. Cfarë do u thuash zoti Majko biznesmenëve të Tiranës që kanë punësuar qindra mijëra vetë.
Cfarë do u thoni biznesmenëve të Elbasanit, që u përpoqët ti pengoni tunelit të paktën jepeni amnistinë. Cfarë do u thuash biznesmenëve në Korçë. Kryetari premtoi të heqë gjobat e 1 marsit dhe këtej hajde ti bëjmë qytetarët e drejtë para ligjit. Pse vini me paragjykimit, pse vini me partitshmëri. Kini nevojë për konsultime merrni kohën që duhet. Si mund të shkosh Mimi në Lezhë dhe tu thuash nuk jam për amnistinë.
Vali ti ja ke lënë në dorë Koços në dorë. Shko shif rrugën e Qiparoit, i mori paret e qeverise fshatareve dhe nuk bëri rrugën. Shteti ndëshkon shteti fal. Hajde amnisti totale. E the bukur. Del se ne kemi ndëshkuar demokratët dhe nuk voton. Thua se kemi ndëshkuar socialistet hajde të bëjmë amnistinë Pandeli”, tha Berisha . Me 67 pro , amnistia fiskale u shty për në 31 dhejtor.