Pas Berishes edhe Topalli kunder sistemit prim

TopalliTIRANE, 5 Nëntor/ATSH/- Pas ish kryeministrit Sali Berisha, edhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli është shprehur kundër sistemit prim.

Përkundër deklaratave të Bashës i cili la të hapur mundësinë e rishikimit të këtij sistemi, ç'ka do të dëmtonte partitë e vogla, Topalli ka thënë se kryeministri Rama duhet të fokusohet tek ekonomia e shqiptarëve dhe jo tek primi.

"Ndoshta do të duhen ca vezë të tjera por unë besoj se modeli i Pontes, dorëheqja e Pontes, duhet të jetë një thirrje dhe një inkurajim i madh për shqiptarët sepse një protestë e qëndrueshme, e fortë duke rrethuar kryeministrinë, pa pushkë, pa dhunë, pa gurë, do të bëjë që kryeministri të jetë vetëm një Old Prime Minister ashtu siç është një old mayer. Dhe pastaj shqiptarët duhet të mendojnë edhe njëherë. Natyrisht nuk është momenti që tu flasës për prim shqiptarëve sot, sepse s'kanë bukë. Nuk është ajo që kërkojnë shqiptarët primin, se po ikin nga Shqipëria dhe vendi po braktiset. Ndaj u duhet folur me sinqeritet shqiptarëve, u duhet folur me zërin e tyre, të hallit, të vuajtjes dhe të mjerimit të tyre", tha Topalli në seancën e sotme plenare.

Më parë për sistemin zgjedhor me Prim kishte folur edhe ish-kryeministri Berisha që tha se nuk do ta miratojmë kurrsesi sepse zhduk si me fshesë 1/3 e votave të partive të tjera dhe i jep partisë së parë, e cila ndonëse nuk ka fituar shumicën prej 71 deputetëve, një numër deputetësh falas, diku tek 20 deputetë vetëm se ka dalë parti e parë.

Lidhur me kètë sistem është shprehur edhe kreu i FRD-së, Bamir Topi, që sipas tij, "kjo nuk është e drejtë".

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama