Mbyllet epoka e Tomislav Karaxhiç në Serbi. Kreu i ri i Federatës Serbe të Futbollit është zgjedhur Slavisa Kokeza. Ky i fundit ishte kandidati i vetëm në zgjedhjet e asamblesë, ndërsa Karaxhiç u emërua në postin e presidentit të nderit.
Zgjedhjet në federatën serbe vijnë pak ditë pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Zyrtarët serbë kundërshtuan pranimin e Kosovës në të dy organizatat.
Çështja e Kosovës nuk përmendet nga mediat serbe dhe në fokus të deklaratave të dy zyrtarëve ishin objektivat e Serbisë në katër vitet e ardhshme.
Pas dështimit për të marrë pjesë në "Euro 2016", tashmë Serbia ka si objektiva kryesorë pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.
Serbia ishtë në Grupin I bashkë me Shqipërisë në turin eliminator të "Euro 2016", por nuk mundi të kualifikohej duke u renditur e parafundit me 4 pikë, dy pikë më lart Armesë së vendit të fundit.