Pas Mesit largohet edhe trajneri i Argjentines. Ja arsyet

Pas Mesit, largohet edhe trajneri i Argjentinës. Ja arsyet

Trajneri i Argjentinës Gerardo Martino ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij ka ardhur pas një takimi që ka pasur me drejtuesit e federatës argjentinase të futbollit.

194451640-7fe5cc82-68b7-4a1a-b121-bc2604547658Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një nga arsyet kryesorë të dorëheqjes së tij është mungesa e qartësisë për skuadrën që do të luajë në Olimpiadën e Rios.

Disa klube kishin refuzuar të dërgonin lojtarët e tyre me kombëtaren argjentinase dhe kjo duket se u bë një problem serioz për trajnerin që pak ditë më parë iu largua edhe Lionel Mesi.

Sot ai duhet të kishte dorëzuar në federatë listën përfundimtare, por një nga klubet që refuzoi të dërgonte lojtarët e saj ishte edhe Juventusi me Dibalën.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama