Papa Françesku do të udhëtojë për një vizitë në Turqi në nëntor të këtij viti. Udhëtimi konfirmohet nga Vatikani, menjëherë pasi ka marrë ftesën nga presidenti i Turqisë më 12 shtator. Papa Françesku pritet që të arrijë në Stamboll më 30 nëntor. Para Turqisë, Ati i Shenjtë ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë, më 21 shtator në Tiranë.