Nese vazhdimisht i prekni floket dhe thonjte
Mund te duket si nje shprehi simpatike dhe e pafajshme. Por, nganjehere ndodh qe me fort te terhiqni nje grumbull flokesh. E njejta vlen edhe nese keni shprehi qe te kafshoni thonjte. Mendoni nese kete e beni per shkak te deshires se pavetedijshme qe ta denoni veten? Ose ndoshta pas ketij gjesti fshihet nevoja qe nga vetja te largoni nervozen e grumbulluar? Pyetja te cilen duhet t’ia beni vetes eshte: çfare mundohem te largoj nga vetja? Per t’u çliruar nga ndjenjat e shtypura, merruni me sport, sepse keshtu me lehte do te çliroheni nga stresi.
Nese gjithmone gjithçka duhet te jete ne fije te perit
Deshira per rend dhe disipline eshte tregues i nacionalitetit, por kjo kur kalon ne mani, kur gjerat duhet gjithmone te lihen ne vendin e njejte dhe kur i imponoheni rrethit dhe me kete e veshtiresoni jeten e perbashket, atehere kjo nenkupton se diçka nuk eshte ne rregull me ju. Nese e tera duhet te jete ne fije te perit, me siguri behet fjale per ate se jeni paksa infantil. Silleni si nje femije i vogel, i cili ne te vertete ndjen siguri nese i imponohet disiplina dhe nese gjerat perseriten saktesisht sipas planit te caktuar. Te besh gjerat ne te njejten menyre, mbron nga befasite dhe ne perputhje me kete edhe nga vuajtja eventuale. Provoni me ndryshime te vogla. P.sh, mos i vendosni menjehere rrobat ne dollap, posa zhvisheni. Beni edhe renditjen e re te disa pjeseve te orendive. Nese te gjitha i leni pergjysme te kryera
eshte plotesisht ne rregull te lini diçka qe nuk eshte ne sferen e interesimit tuaj. Por, nese jeni njera prej atyre qe fillojne nje mije gjera pernjehere dhe asnjeren nuk e qoni deri ne fund – p.sh shkoni ne kurs te anglishtes dhe nuk e perfundoni, paguajne palestren dhe shkojne vetem disa here, nuk shkojne ne takimin e caktuar - kjo nenkupton se jeni te pasigurt ne veten. Frikoheni se nuk do te permbushni pritjet personale apo pritjet e rrethit. Kjo shprehi lind nga deshira per persosmeri. Çdo veshtiresi eventuale, paraqet rrezik, kercenim nga i cili me mire eshte te iket. Ne kete menyre evitoni te perballeni me rezultatet. Zgjidhja per kete problem eshte qe te pranoni kufizimet tuaja. Mos u beni aq e persosur, sepse keshtu do te çlironi kreativitetin tuaj.
Nese shpesh kontrolloni nese gazi eshte i mbyllur mire, makina eshte e fikur...
eshte plotesisht ne rregull te kontrolloni nese te gjitha pajisjet jane te fikura kur e leshoni shtepine/banesen, por nese ne kete e teproni dhe nese nuk jeni plotesisht e sigurt edhe pasi e keni kontrolluar njehere, kjo eshte nje shenje se ju nevojitet pushim dhe çlodhje. Kontrollimi rutine i gjerave dhe situatave te cilat mund t’ju bejne dem, shprehin pasigurine. Pas kesaj fshihet frika se do te dilni nga kontrolli i emocioneve personale dhe keshtu do te rrezikoni veten. Kontrolli i shnderruar ne mani u jep ndjenjen se mund te kontrolloni edhe emocionet tuaja. Mesoni ndonje teknike te relaksimit, ndani kohe per lexim, muzike, filma te vjeter, apo provoni me masazh rekreativ.