Pas dy vitesh bllokimirikonsruktohet shtepia e Ismail Kadarese

Pas dy vitesh bllokimi,rikonsruktohet shtepia e Ismail Kadarese
Pas dy vitesh bllokimi, janë zhbllokuar punimet për rikonstruksionin  e shtëpisë së shkrimtarit  Ismail Kadare.Ngërqi dyvjeçar ka radhur si  pasjë e mosmarrveshjeve  me pronarët  e ndërtesës përbi  asaj të  Kadaresë , të cilët duke argumentuar në shkresa  pronësore , nuk lejonin  vijimin  e rikonstruksionit ,pasi ndërtimi i një harku  guri cënonte pronën e tyre.

Sipas drejtorit të Kulturës Kombëtare  në Gjirokastër Spartak Drasa , materiali voluminoz do t’i paraqitet së shpejti Këshillit  të Ministrave  për aprovim  dhe pastaj hapet rruga për  restaurimin e  plotë të objektit.Godina dy katëshe  në përfundim të saj, për Bashkinë e  Gjirokastrës do  të përdoret si  qendër multikulturore për artëdashësit e ndryshëm.

Banesa dykatëshe  ku ka lindur shkrimtari Ismail Kadare, daton e ndërtuar në vitin 1677. Faza e  dytë e rikonstroksionit , që parashikon  punimet e brendshme arrijnë në vlerën 80 mijë euro. Më vitin 1999  ndërtesa e Kadaresë u shkrumbua si shkak i një zjarri aksidental, dhe pavarsisht dhënies së një fondi prej 3.5 milonë  lekësh në vitin 2000,punimet nuk filluan asnjëherë, shkruhet në gazetën “Panorama”.Ky investim do të shërbejë  si një  qendër atraksioni, e cila do të shëndërrohet  në një qendër peligrinazhi për artëdashësit e letrave shqipe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama