Pas fotove nudo Princi Harry merr oferte per film porno

Pas fotove nudo, Princi Harry merr oferte per film porno
Një nga studiot më të mëdha të prodhimit të filmave pornografikë në botë, ‘La Vivid Entertainment’ e drejtuar nga producenti Steve Hirsch, i ka bërë një propozim të veçantë princit Harry të Anglisë: që të interpretojë një rol porno dhe për këtë do të shpërblehet plot 10 milionë dollarë.

“The Trouble with Harry”, do të ishte titulli i filmit, në të cilin studioja prodhuese, në respekt të shtëpisë mbretërore, premton se do të ketë skena me drita të kuqe, por të moderuara siç duhet.

Pas pamjeve të shpërndara në të gjitha sajtet e botës, ku duket princi Harry krejtësisht nudo në një suitë hoteli në Las Vegas, në shoqërinë e disa vajzave dhe djemve gjithashtu nudo, polemikat mbi sjelljen e një prej trashëgimtarëve të fronit të Britanisë së Madhe arritën në nivele maksimale sidomos pas sfidës që revista ‘Sun’ i bëri oborrit mbretëror, duke publikuar në faqet e saj fotot nudo të princit. Pas tyre, ky propozim për një film porno, i publikuar së pari nga sajti amerikan i thashethemeve TMZ, duket si qershia mbi tortë për princin Harry.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama