Pas luftes me Facebook binjaket Winklevoss investojne tek SumZero

Pas 'luftes' me Facebook, binjaket Winklevoss investojne tek SumZero
Tyler e Cameron Winklevoss do të investojnë në një rrjet social të ri. Platforma, e themeluar nga Divya Narendra, do të quhet SumZero dhe do të jetë shumë ndryshe nga të mëparshmet. Pjesëtarët e rrjetit social do të mund të diskutojnë idetë e tyre për të krijuar iniciativa të reja në sektorin e financave dhe sipërmarrjes.

Binjakët Winklevoss janë të famshëm për ata që njohin historinë e Facebook apo kanë parë filmin “The social network”. Së bashku me Divya Narendra, Tyler e Cameron, kanë zhvilluar një betejë të vërtetë gjyqësore kundër Zuckerberg, të cilin e kanë akuzuar se u ka vjedhur idenë për të lançuar Facebook. Me ujdi ata kanë mundur të fitojnë 65 milionë dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama