Numri një i Facebook, Mark Zukerberg është shpallur personi që vishet me keq në botën e teknologjisë duke zbritur nga “froni”, Steve Jobs të Apple dhe duke vërtetuar se paraja jo gjithmonë blen klas. Revista “GQ” në klasifikimin e saj thotë se Zukerberg “vlerësohet” për paaftësinë e tij për të zgjedhur kombinimin e duhur mes xhinseve, bluzave t-shirt dhe atleteve. Vendi i dytë mbahet nga Steve Jobs, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i drejtorit ekzekutiv të Apple për të marrë atë të presidentit të kompanisë. Për të kuptuar shijet e Steve Jobs me veshjet, mjafton të citojmë vlerësimin e “GQ”:
“Apple përmirësohet dhe shet një IPhone cdo 0.5 sekonda ndërsa Steve Jobs mbetet i njëjti”.
Vendi i tretë mbahet nga Bill Gejts.