Ne keto vende, sipas te dhenave nga Ministria e Brendshme eshte edhe numri me i madh i emigranteve shqiptare. Ky proces pritet te nise ne muajin tetor. Ende nuk eshte vendosur nje çmim per aplikimin ne keto vende per pasaportat biometrike, gjithsesi mendohet qe te jete nje shume qe varion tek 100-110 euro, nderkohe qe ne Shqiperi ky aplikim bashke me karten e identitetit kushton 7 200 leke te reja. Pasaporta biometrike eshte dokumenti baze per levizje te lire ne vendet e Bashkimit Evropian, pas heqjes se vizave per shqiptaret, proces qe pritet te ndodhe gjate ketij viti. Aplikimi ne vendet ku jetojne eshte nje lehtesi per emigrantet, te cilet keto dite qe jane kthyer per pushime gjenden dhe neper dyert e zyrave per aplikime.
Vlore, radhe te gjata per aplikimin e kartave
Serish probleme dhe radhe te gjata ne ambientet per aplikimin e kartave te identitetit dhe pasaportat biometrike. Ndersa tashme jane pese punonjes nga tre qe kryenin kete funksion dy jave me pare, radhet e gjata mbeten te pranishme. Punonjesit e justifikojne nje gje te tille me mungesen e internetit, nderkohe qe problemet ne sistem krijojne radhe te gjata perpara ambienteve ne fjale. Ditet e fundit ka pasur edhe nje rritje te numrit te qytetareve qe kerkojne te aplikojne, çka lidhet edhe me sezonin turistik dhe mberritjen e emigranteve nga Italia apo Greqia. Nderkohe, vete qytetaret te cilet kerkojne te aplikojne pranojne se nje situate e tille mbetet e njejte per çdo dite ku radhet jane mjaft te gjata. Ata thone se veç problemeve ne sistem, ne mjaft raste nuk respektohen as radhet, madje hyjne qytetare te cilet kane te njohur punonjesit. Qytetare qe presin per te kryer aplikimet, thone se duhet gjetur padyshim nje zgjidhje, ndersa fakti qe ne ditet e ardhshme do te kete me shume kerkesa, shton problematikat ne keto ambiente, te cilat nuk mund te perballojne fluksin e qytetareve qe kerkojne kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
Po e paralizuar ka qene puna ditet e fundit edhe ne zyrat e gjendjes civile. Siç shpjegojne punonjeset, e dukshme ka qene prej te premtes se javes se kaluar. Ato pohojne se ndihen te pafuqishme per te perballuar kerkesat, ne kushtet edhe kur ato jane rritur, per te dhene qytetareve çertifikatat, sipas tyre eshte e veshtire lidhja me sistemin online. Shume qytetareve dje u eshte dashur t'u rikthehen radhes per diten ne vijim, pasi ka qene i pamundur nxjerrja e te dhenave per plotesimin e certifikatave. Prane zyrave nuk dine te japin nje pergjigje te sakte lidhur me rikthimin e normalitetit, ndersa kane sinjalizuar drejtorine e pergjithshme te gjendjes civile.