Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, vuri në dukje se heroi ynë kombëtar është një vlerë dhe simbol i përbashkët për gjithë shqiptarët. Promovimi i Skënderbeut është njëkohësisht promovim i vlerave tona kombëtare. “Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë një kalorës i kristianizmit por dhe i vlerave evropiane”, tha ai. Bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë që së bashku të bëjnë edhe më shumë përpjekje për rikthimin sa më të plotë në kujtesë të popullit mik italian të figurës së heroit kombëtar shqiptar dhe njëkohësisht heroit evropian, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Gjatë vizitës në Dibër të Madhe zoti Giorgio Maria Castriota Scanderbeg u prit nga Kryetari i komunës Dibër e Madhe, Argetim Fida, dhe autoritetet e tjera vendore. “Jam i lumtur qe ne venat e mija kam gjak shqiptari”, tha ai. Në vijim të vizitës ata vendosen kurora me lule pranë monumentit të Skëndërbeut, i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Kastriotët vizituan edhe qytetin e Peshkopisë ku kryetari i kësaj bashkie Ilir Krosi i dhuroi stemën e bashkisë së Peshkopisë.