Pastertori Lev dhe klouni Perisic thumbojne anglezet

Pastërtori Lëv dhe klouni Perisiç, thumbojnë anglezët

Anglia u largua e turpëruar nga Europiani, por kjo nuk i ndalon anglezët për të bërë ironi dhe për të shpërndarë çmimet qesharake të këtij kompeticioni.

1467918474068_lc_galleryImage_France_s_Olivier_Giroud_r

Zhiru për në "Rio 2016"

Usain Bolt do të jetë trembur në momentin që ka parë ndeshjen Francë-Gjermani. Olivier Zhiru e ka "sfiduar" me një sprint magjik që, për pak, mund të shënonte një gol të mrekullueshëm të Europianit. T'i lëmë shakatë. Ai ishte aq i ngadaltë sa ndaloi fare dhe Hëvedes i bëri një ndërhyrje spektakolare.

perisic_hair

Flokët më të shëmtuar

Këtë çmim e fiton Ivan Perisiç. Në një Europian ku kishte modele të ndryshme flokësh nga më të çuditshmet, spikati kroati. Vendosi ta tregonte patriotizmin duke ngjyrosur flokët, por ngjasonte si një mbulesë tavoline. Nuk është në modë për këtë verë.

flutura uefa 2

"Pushtimi" më i mirë i fushës

Fluturat në finalen mes Portugalisë dhe Francës. UEFA kishte vendosur që të linte ndezur dritat e stadiumit dhe insekte të shumta ishin prezente në këtë ndeshje. Kush nuk do të donte të ishte në këtë sfidë historike.

Joachim-Low-scratch-and-sniff

Higjieniku i Europianit

Sigurisht që këtë çmim do ta fitojë Joakim Lëv. Veprimet e tij në stolin e rezervave bënë xhiron e botës dhe trajneri gjerman dha një mësim shumë të mirë për teknikët e tjerë. Tani ata e mësuan se janë gjithë kohën nën vëzhgim, por Lëv duhet përshëndetur sepse mendon që pankinën e tij e ka si dhomë personale. Këtë nuk mund ta bëjnë të gjithë trajnerët e tjerë...

_89865781_willll

Kënga më e bukur

Uill Grig nuk luajti asnjë minutë në këtë Europian, por kënga e dedikuar atij është bërë shumë e famshme falë rrjeteve sociale. "Uill Grig is on Fire" titullohet kënga, të cilën e kënduan të gjithë tifozët e Irlandës së Veriut në momentin që këta të fundit u rikthyen në vendin e tyre. Sulmuesi i Uiganit nuk pati mundësinë të provonte shijen e këtij kompeticioni.

FBL-EURO-2016-MATCH35-ITA-IRL-FANS

Tifozët më të mirë

Në këtë kategori gara ishte shumë e fortë sepse shumë tifozëri kanë qenë spektakolare në këtë Europian. Fansat e Irlandës janë përzgjedhur si më të zjarrtët duke mbështetur ekipin e tyre në çdo moment. Ata nuk reshtën asnjëherë së kënduari dhe zbukuruan rrugët e Francës.

grizman

Festimi më i bukur

Këtë çmim e fiton sulmuesi i Francës, Antuan Grizman. Kërcimi i tij me sa duket do të përhapet më shumë dhe sulmuesi i Atletikos së Madridit e pranoi që lëvizjet e tij frymë- zohen nga Drejk. Në të ardhmen do të ketë një duet spektakolar mes Grizit dhe Drizit.

Ian-Wright

Veshja më e "mirë"

Vëmendje të veçantë në këtë Europian kanë marrë edhe analistët sportivë. Të gjithë mundohen të jenë të kuruar në detaje dhe të përsosur në daljet e tyre në televizion, por Jan Rajt mjaftohej me një këmishë të pahekurosur dhe disa bluza me ngjyra të çuditshme.

ukraine-s-midfielder-data

Koha më e "përshtatshme"

Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Ukrainës u luajt për disa minuta nën reshjet e breshrit. Nga pamjet shihet qartë se ato korrka breshri mund të kishin sjellë pasoja, por arbitri e ndaloi ndeshjen.

joe-hart-iceland-floor

Më arroganti

Xho Hart. Njihet për gafat e shumta që ka bërë në karrierë, të cilat i vazhdoi edhe në këtë kampionat europian. Edhe një maskotë do të ishte më serioz se portieri i Anglisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama