Çfarë fati të punosh në komunat e Mbretërisë së Bashkuar!… Një punonjëse komune, e cila u pengua në një shtupë dyshemesh dhe u rrëzua pa ndonjë dëm të madh, mori si dëmshpërblim mijëra paund. Pastruesja 61-vjeçare, e punësuar nga Këshilli i Rotherham, Jorkshajëri Jugor, u pagua 9128 paund (mbi dhjetë mijë euro) pasi u pengua te shtupa, ra dhe tërhoqi një muskul në ije. Po kush nuk do ta bënte me dashje, po ta dinte përfundimin: dhjetë mijë euro për një muskul në ije, një dhimbje që kalon brenda ditës.