Pasuria e Mark Frrokut 10 mln euro

Pasuria e Mark Frrokut, 10 mln euro

Deputeti i arrestuar për vrasje në Belgjikë ka në pronësi një pasuri marramendëse, që sipas vlerësimeve të tregut, kap shifrën e rreth 10 milionë eurove. Gazeta "Shqip" ka zbardhur deklarimet e pasurisë së Mark Frrokut në ILDKPKI. Në vitet 2013 dhe 2014 ka deklaruar miliona euro xhirime, shitje kompanish dhe blerje hotelesh. Sipas dokumenteve zyrtare, ai, por edhe familja e tij, ka në pronësi disa vila, dhjetëra lokale, hotele, troje, tokë are, vreshta etj. Pasuritë i ka ngritur, sipas deklarimeve, nga kompanitë AML dhe “Xhoi Loto”, përgjatë 10 viteve të fundit, por edhe nga shitblerjet e pasurive në të kaluarën.

 

Në vitin 2014, vetëm nga shitja e 30% të aksioneve të kompanisë “Xhoi Co 21″, deputeti ka shtuar në të ardhurat e tij për vitin 2013 plot 1.4 milionë euro.

 

Ndërkohë, në vitin 2013, kur dhe mori mandatin, Frroku ka deklaruar si shtesë në të ardhurat e tij edhe 500 mijë euro nga të ardhurat e shoqërisë AML. Madje, për vitin 2013 deputeti Frroku ka deklaruar se ka dhënë hua një shumë rreth 650 mijë euro. Pra, sipas llogarive të thjeshta, vetëm nga këto tri deklarime të ardhurat kapin shifrën e 2.5 milionë eurove. Por, kjo shifër shkon edhe më tej, ku sipas deklaratave të pasurisë për 2013-2014, deputeti disponon prona të shumta, automjete, apartamente banimi, si dhe lokale e dyqane.

 

Vetëm për vitin 2013, deputeti Frroku ka deklaruar dy apartamente banimi që kapin vlerën e 5.911.708 milionë lekëve, dhe të dy apartamentet me vlerat 2.451.196 dhe 3.460.512 në Shëngjin. Gjithashtu, deputeti Frroku disponon edhe një shtëpi banimi tri kate në Tiranë me vlerën e 532 mijë eurove, si dhe gjysmën e një shtëpie banimi në Pukë me vlerën e 40 mijë eurove dhe një tjetre po në Pukë, Luf, me vlerën e 100 mijë eurove.

 

Referuar këtyre deklaratave, rezulton se deputeti Frroku disponon katër dyqane dhe një lokal, që kapin vlerën e 330 mijë eurove dhe 9.877.950 lekëve, përkatësisht një dyqan në Himarë me vlerën e 130 mijë eurove, një lokal me vlerën e 100 mijë eurove në Tiranë, si dhe një lokali në Pukë me vlerën e 100 mijë eurove. Ajo që bie në sy në deklaratën e pasurisë për vitin 2013 është pikërisht fakti i disponimit të sipërfaqeve të mëdha të tokave dhe pemëtoreve, kryesisht në Kashar dhe në Kus në Tiranë, prona këto në emër të shoqërisë AML, ku Frroku ka pasur 50% të aksioneve të saj.

 

Vetëm në këto dy zona, Yzberisht dhe Kus, shoqëria AML, ku deputeti ka pasur 50% të aksioneve disponon 145.664 m2 tokë, nga këto pemëtore, vreshta, si dhe tokë are që kapin vlerën e 3.668.335 lekëve. Por sipërfaqe të mëdha të tokave Frroku i disponon edhe në Pukë.

 

Ndërkohë, vetëm për vitin 2013, deputeti Frroku ka deklaruar se disponon tre automjete, të cilat kapin shifrën e 123 mijë eurove, përkatësisht një BMW me vit prodhimi 2009 me vlerë 90 mijë euro, një “Benz” me vlerën e 10 mijë eurove, si dhe një automjet të tipit “Audi” me vlerën e 23 mijë eurove.

 

Ndërkohë që për vitin 2014, deputeti ka deklaruar edhe tre automjete të tjera që kapin shifrën 23 mijë eurove dhe 9 milionë lekë të vjetra. Përkatësisht një automjet “Mercedez Benz” me vlerën e 18 mijë eurove, si dhe dy automjete “Audi” me vlerën e 5 mijë eurove dhe 9 milionë lekëve të vjetra. Ndërkohë, që vetëm për udhëtime në SHBA përfshirë këtu edhe akomodimin, deputeti Frroku ka shpenzuar plot 10 mijë dollarë. Në vitin 2014, Frroku ka deklaruar si të ardhura shtesë edhe pensionin e prindërve me vlerën e 360 mijë lekëve. Pjesë e deklarimit të pasurisë është bërë dhe bashkëshortja e Frrokut, Daklea Frroku, e cila për vitin 2013 ka deklaruar të ardhurat si administratore e shoqërisë “Leonard &Junior”, si dhe që disponon truall dhe pemëtore në zonën e Kasharit.

 

 

 

32 deklarimet e vitit 2013 të Mark Frrokut

 

Apartament 49.3 m2, Shëngjin: 2.451.196 lekë

 

Dyqan 133 m2, Himarë: 130 mijë euro

 

Dyqan 78.66 m2, Vlorë: 5.734.314 lekë

 

Dyqan 56.84 m2, Vlorë: 4.143.636 lekë

 

Apartament 69.6 m2, Shëngjin: 3.460.512 lekë

 

Bodrum 11.6 m2, Shëngjin: 403.726 lekë

 

Bodrum 11.6 m2, Shëngjin: 403.726 lekë

 

Shtëpi banimi tri kate 532 m2, Tiranë: 532.000 euro

 

Tokë are, 30 dynym, Pukë (e trashëguar): 21.000.000 lekë (50%)

 

Shtëpi banimi 160 m2, Pukë (e trashëguar): 40.000 euro (50%)

 

Lokal 200 m2, Luf Pukë: 100.000 euro (50%)

 

Tokë are 3 dynym, Luf, Pukë: 5.600.000 lekë (50 %)

 

Shtëpi banimi 500 m2, Luf (e trashëguar): 100.000 euro (50%)

 

Dhënie hua: 650.000 euro

 

BMW, vit prodhimi 2012: 90.000 euro (likuiduar 30.000 euro)

 

Benz G, vit prodhimi 1996: 10.000 euro

 

Autoveturë “Audi A3″: 23.000 euro (likuiduar 16.000 euro)

 

Tokë are 4450 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: 1.335.000 lekë (50%)

 

Tokë are 1352 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: me çmim tregu (50%)

 

Tokë are 1000 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: me çmim tregu (50%)

 

Tokë are 22.400 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 448.000 lekë (50%)

 

Pemëtore 29.800 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 596.000 lekë (50%)

 

Vresht 4.000 m2, Kashar, në emër të shoqërisë AML: 500.000 lekë (50%)

 

Pemëtore 18.950 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 379.000 lekë (50%)

 

Pemëtore 30.200 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 604.000 lekë (50 %)

 

Pemëtore 32.000 m2 në Kus, Tiranë në emër të shoqërisë AML: 640.000 lekë (50%)

 

Vresht 1512 m2, Kashar, Tiranë në emër të shoqërisë AML: 500.000 lekë (50 %)

 

Njësi 224 m2,Durrës: 24.864.000 lekë

 

Dyqan 175 m2, Tiranë: 100.000 euro

 

Të ardhura nga shitja e 30 % të aksioneve të “XHOI CO 21″: 1.400.000 euro

 

Të ardhura nga shoqëria AML (50% e aksioneve): 500.000 euro

 

Të ardhura nga paga e përfitime financiare si deputet: 730.454 lekë

 

 

 

 

Daklea Frroku/ Bashkëshortja

 

Pemëtore, 950 m2, Kashar: 425.600 lekë

 

Truall 250 m2, Kashar: 6.696.250 lekë

 

Administratore e shoqërisë “FC Leonard”: 2.000.000 lekë

 

 

 

 

Deklaratë për 2014

 

Ndërtesa e ish-hotel “Pensioni”: 6.000.000 euro

 

Autoveturë “Mercedez Benz”: 18.000 euro

 

Autoveturë “Audi”: 900.000 lekë

 

Autoveturë “Audi”: 5.000 euro

 

Shpenzime rikonstruksioni për godinën “Leonard &Junior”: 40.000 euro

 

Të ardhura nga Kuvendi i Shqipërisë: 2.400.000 lekë

 

Të ardhura nga pensionet e prindërve: 360.000 lekë

 

Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në SHBA: 10.000 USD

 

 

 

 

Daklea Frroku/ Bashkëshortja

 

-Të ardhura nga paga në kompaninë “Leonard & Junior”: 600.000 lekë

 

-Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në Gjermani me vajzën: 3.000 euro

 

6 milionë euro


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama