Pasuria e Ramush Haradinajt shkon rreth 500 mije euro

Pasuria e Ramush Haradinajt shkon rreth 500 mije euro

Pasuria e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, arrin shumën 500 mijë euro. Sipas raportit të Agjencisë kundër Korrupsionit, shuma e parave në bankë  e Haradinaj, shkon 6mijë euro dhe 7 mijë euro para të gatshme. Sipas medieve kosovare, të ardhurat mujore të tij shkojnë 1,700 euro dhe nga pensioni që i jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 225 euro. Shtëpia e tij arrin vlerën prej 300 mijë eurosh. Haradinaj ka deklaruar si pasuri edhe 200 hektarë toke kodrinore, të cilën e ka blerë nga rreth 75 mijë euro. Gjithashtu, ka blerë edhe tokë-truall me vlerë 27,300 euro. Haradinaj ka një veturë të blinduar ‘Audi’, të cilën e ka blerë 9 mijë euro, një motoçikletë me vlerë 9 mijë euro dhe një veturë 'BMW', të cilën e ka blerë 20 mijë euro. Ai ka deklaruar veturën e blinduar ‘Suburban’, të cilën ia kanë dhënë në shfrytëzim aktivistët në diasporë, SHBA, vlera e të cilës arrin 30 mijë euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama