Patatinat ju shtojne ne peshe me shume se akullorja dhe alkooli

Patatinat ju shtojne ne peshe me shume se akullorja dhe alkooli
Ata që konsumojnë shpesh jogurt, arra, dhe fruta, kanë premisa të mira për të humbur në peshë, ndërsa ata që konsumojnë patatina çdo katër vjet shtojnë nga një kile më shumë sesa ata që konsumojnë “ëmbëlsira“. Ekspertët e universitetit të Harvardit theksojnë se artikujt e yndyrshëm me kalori shkaktojnë mbipeshën, edhe pse midis tyre ekzistojnë dallime. Ata kishin analizuar shprehitë në të ushqyer të 120.000 njerëzve, nga mosha 33 deri në moshën 60 vjeçe. Të anketuarit, pas 20 vjetësh mesatarisht ishin më të plotë për 7,7 kilogramë. Ata që rregullisht kishin konsumuar patatina, çdo ditë që mesatarisht kishin konsumuar 30 gramë patatinë, që përmbante rreth 160 kalori, për katër vjet kishin shtuar një kilogram. Ata që adhuronin ëmbëlsirat kishin shtuar gjysmë kilogrami. Ndërsa përsa  u përket ushqimeve të preferuara, sipas hulumtuesve ata që rregullisht konsumojnë jogurt kishin humbur gjysmë kilogrami, e njëjtë sikurse edhe ata që kishin konsumuar arra apo fruta tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama